15.6 C
Prizren
E diel, 24 Gusht, 2025

Putin, drejt izolimit të plotë

PutinEdhe pse shumë vende perëndimore i shmangen përballjes së drejtperdrejt me të, apo edhe kërkesës publike që Rusia të kalojë në veprim, Vladimir Putin sa vjen e izolohet më shumë ndërkombëtarisht.

Rusia është një vend i madh, ka të drejtën e vetos në OKB; Putin vet gëzon mbështetje të gjerë brenda kufijve. Të mos harrojmë, – thotë CNN, – se varianti i ngarjeve që u serviret rusëve përbën një lloj realiteti alternativ, ku për ndodhinë e avionit malajzian, me faj vishet qeveria ukrainase, edhe pse territorin nga ku lëshohen raketat nuk e kontrollon ajo, por rebelët pro-rusë.

Pretendimet e Moskës shkojnë deri aty, sa të thuhet se Kievi mund të ketë dashur të rrëzojë avionin e presidetit Putin, por doli huq. Me pak fjalë, një tërësi informacionesh të fabrikuara, që e ndihmojnë shefin e Kremlinit të mbetet popullor në vendin e tij.

Mbështetja e brendshme, Putin-it i intereson shumë. Megjithatë, izolimi i jashtëm nuk kalon pa pasoja. Në sytë e ekspertëve, qëndrimi i tij po e vendos Rusinë në pozitat e një pasigurie të thellë, për sa i takon investimeve të biznesit, marrëveshjeve diplomatike, e pothuajse çdo tjetër që i intereson në raport me Perëndimin.

Rusia nuk është Irani, – vazhdon CNN. – Është një shtet i madh, të cilit i nevojiten investimet e huaja. Në tregjet globale, ajo shet përgjatë gjithë kohës borxhin e vet dhe është e pamundur të mos ketë qasje me botën, e të mos ia ketë asaj nevojën.

Në këtë këndvështrim, Europa ka një as nën mëngë. Nëse europianët vendosin t’i ashpërsojnë sanksionet ekonomike, ndikimi do të jetë i qenësishëm. E, duke qenë se Rusia është pjesë e ekonomisë globale, Putin nuk mund të jetë i pandjeshëm ndaj këtyre masave, të shndërruara sot në armën më të mirë të momentit, që kontinenti i vjetër ka në dorë kundër tij.

Më Shumë

Gjendet në mjet shpërthyes në Prizren, ndërhynë FSK-ja

Një qytetar ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Idriz Ngucati” në Prizren. Sipas Policisë së Kosovës, ankuesi ka...

Tre fshatra të Prizrenit pa rrymë, arrestohet banori që kundërshtoi vendosjen e shtyllës elektrike

Banorët e fshatrave Grazhdanik, Kobaj dhe një pjesë e Nashecit në komunën e Prizrenit po kalojnë ditën e tetë pa energji elektrike. Pavarësisht protestave...

Lajmet e Fundit