12.4 C
Prizren
E mërkurë, 7 Maj, 2025

Putin urdhëron inspektimin e nevojave të ushtrisë ruse

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka udhëzuar qeverinë të përcaktojë dhe raportojë nevojat e ushtrisë ruse.

Duke folur në takimin e parë të një këshilli koordinues qeveritar për nevojat e Forcave të Armatosura Ruse, Putin tha se përpjekja duhet të përfshijë jo vetëm pajisjet materiale, por edhe nevojat sociale, të tilla si ndihma për të afërmit e ushtarëve.

Ai gjithashtu urdhëroi një rishikim të sistemit administrativ të ushtrisë për ta ndihmuar atë sa më parë të zgjidhë çështjet e furnizimeve dhe të kundërveproj sanksionet ekonomike.

“Deri më sot, Këshilli Koordinues duhet të ketë formuluar detyrat për disa sektorë. Nuk ka ende detyra të tilla, por nuk kam dyshim se ato do të vijnë në të ardhmen e afërt”, tha Putin.

Presidenti rus veçoi nevojën për të bërë uniforma dhe pajisje ushtarake komode, moderne dhe efektive, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.

Putin theksoi se modelet dhe dizajnet ekzistuese mund të ndryshohen, nëse është e nevojshme, për t’iu përgjigjur realiteteve në terren, duke shtuar se prodhuesit duhet të kërkojnë informacione nga ushtarët që shërbejnë në luftën e Rusisë në Ukrainë dhe të përshtatin uniformat në përputhje me rrethanat.

“Duhet të shfaqen objekte të reja prodhimi. Është e nevojshme të rritet konkurrenca për të pasur cilësi më të mirë në të gjitha drejtimet”, tha ai.

Putin gjithashtu theksoi se situata e sigurisë në Rusi ka ndryshuar dhe se zbatimi i ligjit në vend po përballet me sfida serioze.

Qeveria tashmë ka ndarë fonde për plotësimin e këtyre nevojave.

Në mes të luftës në Ukrainë që filloi më 24 shkurt, forcat ukrainase javët e fundit kanë avancuar në një kundër-ofensivë, derisa Moska ka thirrur më shumë rezervistë dhe ka inkorporuar katër rajone të Ukrainës pas atyre që Perëndimi i denoncoi si referendume “të rreme”.

Më Shumë

Hajdar Maloku – Planeja: Heroi i dijes dhe luftës për atdhe

HAJDAR MALOKU-PLANEJA Ushtarak, pedagog dhe atdhetar. U lind në fshatin Planejë të Hasit më 1916. Vjen nga një familje e madhe dhe e përmendur Maloku-Planeja. Pas...

Policia shqiptoi 1874 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1874 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Lajmet e Fundit