Putini e fal 26-vjeçaren amerikano-izraelite të akuzuar për trafikim të drogë

Presidenti rus Vladimir Putin e ka falur një shtetase amerikano-izraelite, e cila u arrestua nën akuzat për trafik droge, vitin e kaluar.

Naama Issachar, 26 vjeç, u arrestua në Moskë në prill të 2019-s, pasi më shumë se nëntë gramë marihuanë u gjetën në bagazhin e saj, transmeton KTV. Ajo u dënua më vonë me më shumë se shtatë vjet burgim.

Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu falënderoi Putinin për vendimin për faljen e shtetases izraelite.

Çështja e saj mori vëmendje të gjerë në Izrael, me mediat lokale që e akuzuan Moskën se e përdori atë për të bërë presion ndaj Izraelit sa i përket një hakeri rus të burgosur, ekstradimi i të cilit u kërkua nga SHBA-ja dhe Rusia. Hakeri, Aleksey Burkov, u ekstradua në SHBA në nëntor.

Më Shumë

Në Rahovec mbahet dëgjimi publik me gra dhe vajza për buxhetimin gjinor

Komuna e Rahovecit ka mbajtur dëgjim publik me gra dhe vajza lidhur me buxhetimin gjinor, me fokus identifikimin e nevojave dhe prioriteteve të tyre...

“Ura e Kaltër” në Prizren merr pamje të re pas rivitalizimit të qendrës historike

"Ura e Kaltër", një nga pikat më karakteristike të qytetit të Prizrenit, ka marrë një pamje të re pas ndërhyrjeve të realizuara në kuadër...

Lajmet e Fundit