-2.8 C
Prizren
E mërkurë, 27 Janar, 2021

Putini thotë se është e papërshtatshme ta urojë Bidenin

Presidenti rus, Vladimir Putin thotë se nuk ka asnjë motiv të fshehur pas vendimit të tij për të mos uruar presidentin e zgjedhur amerikan, Joe Biden për fitoren e tij në zgjedhjet e 3 nëntorit, duke insistuar se Kremlini po pret “fundin e ngërçit të brendshëm politik”.

Këto komente Putini i bëri gjatë një interviste për televizionin shtetëror më 22 nëntor. Kremlini edhe më herët është pyetur se pse Putini nuk e ka uruar për fitoren Bidenin, ashtu siç kanë bërë shumë liderë evropianë dhe botërorë.

Në zgjedhjet e kaluara amerikane, Putini ishte në mesin e liderëve të parë që uroi për fitoren Donald Trumpin, duke lëshuar një deklaratë më pak se 12 orë pasi kundërkandidatja e Trumpit, Hillary Clinton, pranoi humbjen më 9 nëntor, 2016.

Biden jozyrtarisht është shpallur fitues i zgjedhjeve bazuar në numrin e votave popullore që ka fituar dhe të votave elektorale.

Kolegji Zgjedhor do të mblidhet më 14 dhjetor dhe formalisht do ta shpallë fituesin e zgjedhjeve, ashtu edhe siç përcaktohet në Kushtetutën amerikane. Inaugurimi i presidentit të ri amerikan pritet të mbahet më 21 janar.

Gjatë intervistës, Putin sugjeroi se është e papërshtatshme që ta urojë Bidenin për fitoren.

“Dua të ju siguroj: nuk ka motiv të fshehtë: se ne na pëlqen apo nuk na pëlqen dikush. Ne vetëm po presim fundin e ngërçit të brendshëm politik”, citohet të ketë thënë presidenti rus.

Putini duke folur për vendimin për të mos e uruar Bidenin, ka thënë se kjo nuk do t’i ndryshojë marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Rusisë.

Presidenti rus, Vladimir Putin po ashtu ka thënë se sistemi zgjedhor amerikan ka të meta, duke thënë Uashingtoni nuk ka të drejtë që të gjykojë shtetet tjera që kanë probleme gjatë proceseve zgjedhore.

Vëzhguesit zgjedhor nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, që kanë monitoruar zgjedhjet në SHBA, kanë thënë se zgjedhjet kanë qenë “garuese dhe të menaxhuara mirë”.

Por, vëzhguesit kanë kritikuar për ato që i quajtën “akuza të pabaza për mangësi sistematike, veçanërisht nga presidenti aktual, përfshirë edhe gjatë natës së zgjedhjeve, të cilat dëmtojnë besimin e publikut në institucionet demokratike”./ rel

- Advertisement -

Më Shumë

Haradinaj në Prizren: PDK-ja po na “nguc” ditën e fundit, e vështirë të dalim partia e parë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar fabrikën për përpunimin e metaleve “Lely” ShPK, në Prizren, raporton Ekonomia Online. Me këtë...

Ikja në vetmi e Trumpit

Në spektaklin e fundit përçarës para largimit nga Zyra Ovale, tashmë ish-presidenti Donald Trump është bërë komandanti i parë në historinë e re amerikane...

Banorët e fshatit Nushpal të Rahovecit ankohen për mungesë të trotuarit: Po rrezikohen fëmijët

Banorët në fshatin Nushpal në Komunën e Rahovecit, po ankohen se rruga “Liria” ka mungesë të trotuarit, gjë kjo që po rrezikon fëmijët dhe...

Kylie ngrit temperaturat duke pozuar në bikine

Kylie Jenner duket mahnitëse në fotografitë e fundit. Ylli televiziv, Kylie Jenner, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me veprimet që bën si ajo...

Golden Eagle Ylli ndal hovin e Trepçës, e mposht në “Minatori”

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Trepçës në udhëtim me rezultat 72:78 (19:25, 23:12, 21:17, 9:24), në kuadër të javës së 17-të në...

Policia e gjen të vdekur një grua në banesën e saj në Prizren, detajet e para

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur të vdekur në banesën e saj në Prizren një viktimë, femër. https://prizrenpress.com/flok-art-studio-ne-prizren-shpall-konkurs-per-6-vende-te-punes/ Sipas policisë, viktima është gjetur dje...

Zhduket 15-vjeçarja nga Prizreni, familja kërkon ndihmë për gjetjen e saj

15-vjeçarja, Gentijana Mustafa nga Prizreni është zhdukur që 4 ditë, shkruan Gazeta Express. Fotografia e saj është shpërndarë nëpër rrjete sociale, ku po kërkohet ndihmë...

Mbi 60 mijë punëtorë nuk do të përfitojnë nga 10 milionë euro të Qeverisë

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë që nga 10 milionë euro të ndara për sektorin e punëtorëve privat...

Këta janë 5 kandiatët e Vetëvendosjes që u ndalohet garimi në zgjedhje

Lëvizjes Vetëvendosje i janë hequr nga lista për deputet 5 kandidatë. Gazeta Blic merr vesh se përpos Albin Kurtit, garimi i është ndaluar edhe: Liburn...

Nisma vazhdon t’i marrë anëtarë PDK-së në Malishevë

Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aderime të reja në Malishevë nga PDK.Së fundit degës së Nismës në Malishevë I është bashkuar kandidatja për asamblenë...

Prizren, dështon gjykimi për korrupsion

Të martën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore, ndaj Nexhmedin Musliut, ish-inspektor i ndërtimit në Prizren, i akuzuar për...

PDK-ja merr mbështetje në Has dhe Përdrini

Kandidatët për deputetë të PDK-së kanë kërkuar besimin e votuesve në Has dhe Përdrini. Ata janë ndarë të kënaqur me mobilizimin e banorëve të kësaj...

Berisha: Pas luftës, u ktheva në Kosovë për ta rindërtuar shtëpinë e familjes

Valon Berisha, futbollist i Kombëtares së Kosovës ka folur sot për mediat në Francë, “sofoot”. Kosovari e nisi me një superdeklaratë: “Pas luftës, u ktheva...

1 muaj paraburgim për dy të dyshuarit për vrasjen e 15 vjeçarit në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit ia ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 1 muaji dy të dyshuarve për vrasjen në Prizren. Njëri nga paraburgosurit dyshohet se...

Policia e Prizrenit arreston një person të kërkuar nga INTERPOL-i

Policia e Kosovës, në vazhdën e bashkëpunimit me INTERPOL-in, ka arrestuar në rajonin e Prizrenit një person të kërkuar nga autoritetet e Republikës së...

Vdiç kryetari i komunitetit Bektashian të Kosovës

Ka vdekur, kryetari i Komunitetit Bektashian të Republikës së Kosovës, Baba Mumin Lama. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi për media nga ky...

Lajmet e Fundit