23.5 C
Prizren
E diel, 24 Gusht, 2025

Qazim Berisha, personalitet i shquar në arsim, gazetari dhe përkthime

Profesor, gazetar spiker dhe përkthyes.

Të përpiqesh që të rrokësh jetën e një personaliteti si të profesor Qazim Berishës, është përmasat e e vështirë, pasi tij njerëzore nuk krahasohen dot. Ndryshe do të duhej të shkruhej një libër për këtë personalitet. Atëherë mund të shënoj diçka për të.

Ne në rastin tonë, vetëm mund t’i përmendim telegrafisht jetën dhe veprimtarinë e tij. U lind në Pejë më 1924. Shkollën fillore e mbaron në vendlindje, të mesmen në Pejë dhe në Prishtinë. Në vitin 1945 emërohet mësues në fshatin Gadime e Epërme dhe pastaj në Han të Elezit.

Regjistrohet dhe diplomon në Fakultetin Filozofik dega e romanistikës në Zagreb dhe punësohet si gazetar në Radio Zagreb, ndërkohë atje punoi edhe si profesor në Ogulin. Në vitin 1953 përfundimisht kthehet në Kosovë dhe punësohet në Gjimnazin e Prizrenit.

Është marrë me shkrime, por edhe me përkthime letrare, përktheu nga frëngjishtja romanet “Udhëtimi në Kongo”- Andre Zhidi, 1959 dhe “Gjogi” të P. Gios – 1966, botuar nga “Rilindja” në Prishtinë.

Për punën e tij të suksesshme në fushë të arsimit dhe të kulturës në vitin 1979, nga Kuvendi i Komunës së Prizrenit, u nderua me shpërblimin tradicional të asaj kohe “17 Nëntori”. Pensionohet në vitin 1981.

Vdiq më 1999 në kohë të pakohë dhe u varros pa nderimet e merituara.

(Marrë nga libri “Në kujtesën e qytetit” i  autorit Salajdin Krasniqi)

Më Shumë

Anton Quni takohet me Papa Leo XIV, ia dhuron një fotografi të Ibrahim Rugovës

Anton Quni i LDK’së ka zhvilluar një takim privat me Shenjtërinë e Tij, Papa Leo XIV, në Vatikan. Quni, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,...

Pa ujë përkohësisht: Defekti në gypin e rezervuarit Kobaj prek disa fshatra të Prizrenit

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. njofton konsumatorët se, për shkak të një defekti në gypin Ø125 mm në daljen e rezervuarit Kobaj, do të mbesin...

Lajmet e Fundit