18.8 C
Prizren
E diel, 29 Shtator, 2024

Qëndresa,fshati i 22 dëshmorëve dhe 20 martirëve

F shati Randobravë shtrihet në magjistralen Priren -Gjakovë në kilometrin e 15-të. Ka mbi 2500 banorë dhe shumica e tyre, për shkak të kushteve të pasluftës, kanë marrë rrugën e kurbetit, por ata që janë këtu punojnë fort për të siguruar kafshatën e gojës. Gjatë luftës së lavdishme të UÇK-së në altarin e lirisë ranë 22 dëshmorë. shkruan sot Gazeta Kosova Sot

Për luftën flet kryetari i fshatit, Hazër Shala, dhe kujton betejën e lavdishme të Qëndresës.

“Tani bëhen 17-vjetori i Betejës së lavdishme të Qëndresës, ku ranë 22 dëshmorë të lirisë, që ishin dhe do të mbeten bebëza syri, për ditët që po gëzojmë. Jemi në këtë vend për të përgëzuar bazamentin e lapidarit, që do t’i përkushtohet 22 Dëshmorëve të Kombit, emrin e të cilëve e mban shkolla jonë”, tha Shala, duke shtuar se në Qëndresë lindën edhe celulat e para të UÇKsë në krye me Nait Hasanin.

Edhe me helikopterë për të thyer rezistencën “Gjaku i 22 dëshmorëve në Qëndresë ishte vetë fryma e lirisë, para 17 vjetëve, kur këtu buçima e këtyre trimave u bë vetë liria kësaj toke dhe u bë tmerri i forcave okupatore. Si çdo luftë, edhe kjo e fundit pati betejat dhe dëshmorët e vet. Njëra nga këto beteja është edhe beteja e Qëndresës, e cila bëri kthesë historike dhe i dha kuptim të ri luftës sonë çlirimtare. Këtu njësitet e UÇK-së sulmohen edhe nga helikopteri edhe nga vendqëndrimi i forcave në Landovicë, por këtu ishte lufta e madhe e lirisë. Këta djem ishin më të vendosur se kurrë, të respektonin ata që kishin në krahë dhe në ballë emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Haziri.

Kurse për masakrat e asaj dite flet Samedin Hoxha.

“Unë u detyrova të ik me familjen për në Nagavc dhe u detyruam të jemi të strehuar, derisa baba im mbeti në shtëpi. Pikërisht sot 17 vjet më parë, forcat policore kishin hyrë dhe e kishin marrë babanë tim dhe e kanë dërguar në “përroin e keq” dhe aty pas torturave e kanë masakruar. Kur e kemi gjetur s’ka pasur asnjë pjesë të fytyrës që nuk e kishte të prerë me thikë. Masakrimi i babës edhe sot më kujtohet”, thotë Samedini, duke shtuar se babai i tij atë kohë ishte 73 vjeç dhe me shikim dhe dëgjim të dobësuar. Po atë ditë në fshat ishin masakruar 19 banorë të tjerë të fshatit.

Banorët thonë se e meritojnë ambulancën Tani banorët pas kaq vitesh jetojnë me kujtimet për ato ditë të vështira, por krenare, derisa po përballen me problemet e përditshme jetësore. Ata thonë se fshatit i mungon një ambulancë, që është nevojë imediate. Kjo çështje është ngritur më herët edhe nga kuvendarja Sehare Maliqi. Fshati është fshat agrar dhe ka mbi 2500 banorë. Banorët thonë se e meritojnë ta kenë një ambulancë, pasi ka plot fshatra që kanë më pak banorë e kanë ambulanca. Nga ana tjetër, zyrtarët komunalë thonë se nuk ka gjasa për një ambulancë të re. Drejtori i Shëndetësisë, Zyber Rizanaj, tha se në bazë të projekteve për ndërtimin ambulancave nuk e lejon ligji, por meqë atje ka shumë banorë, do të shohin edhe një mundësi shtesë.

Më Shumë

Trepça shndrit mbi Yllin

Trepça e ka mposhtur Golden Eagle Yllin me rezultat 77:67 në ndeshjen e dytë të Superligës së Kosovës në basketboll. Trepça arriti që t’i fitonte...

Prizreni pa rivalë

FC Prizreni vazhdon të impresionojë në Ligën e Dytë të Kosovës, duke siguruar pesë fitore në pesë ndeshje të zhvilluara deri tani, raporton PrizrenPress. Në...

Lajmet e Fundit