Qetësi në Malishevë, 21 ditë pa të infektuar me Covid-19

Situata pandemike në Komunën e Malishevës, konsiderohet e qetësuar, pasi sot e 21 ditë, nuk është regjistruar asnjë rast i prekur nga virusi korona, ndërsa janë shëruar 73 persona, dhe vetëm dy raste vazhdojnë të jenë aktiv me Covid-19.

Komuna e Malishevës ka njoftuar se kjo qetësi, është falë zbatimit të masave parandaluese, disiplinës së treguar nga qytetarët, dhe falë punës dhe angazhimit të shtabit emergjent komunal në Malishevës, që kanë bërë një sakrificë të jashtëzakonshme në menaxhimin e situatës me Covid-19.

“Për këtë, qytetarët e Komunës së Malishevës, meritojnë respekt dhe falënderim të veçantë për kujdesin e treguar gjatë kohës së pandemisë, e cila vazhdon ende dhe përsëri ju bëjmë apel që të kenë kujdes dhe zbatim rigoroz të masave parandaluese ndaj Covid-19”, ka thënë kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Më Shumë

Një dekadë nga pranimi në FIFA

Sot shënojmë me krenari 10-vjetorin e anëtarësimit të Kosovës në FIFA, një moment historik ku FFK u bë anëtarja e 210-të e shtëpisë më...

Kurti përkujton viktimat e masakrës së Korishës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrat e kabinetit qeveritar, ushtruesen e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, anëtarë...

Lajmet e Fundit