15.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Asamblistja e VV-së ngre dyshime për shpërndarjen e pakove ushqimore në komunën që e udhëheq partia e saj

Asamblistja e Vetëvendosjes në Komunën e Prizrenit, Mimoza Bushrani ka ngritur dyshime rreth shpërndarjes së pakove ushqimore në komunën, të cilën e udhëheqë partia e saj.

Bushrani përmes një publikimi në Facebook ka thënë se pakot ushqimore janë duke u shpërndarë në mënyrë selektive dhe në baza partiake.

Bushrani ka akuzuar drejtorin e Mirëqenies dhe Punës Sociale, Fejzë Kabashi, për keqpërdorim të detyrës zyrtare pasi dhënia e ndihmave po promovohet në faqen partiake të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me të cilën parti Haskuka e qeverisë Prizrenin.

Bushrani ka kërkuar nga Kabashi që t’i bëjë publike listat e familjeve përfituese.

Drejtori i Mirëqenies dhe Punës Sociale nuk ka pse të promovohet në faqen e LDK-së sepse ato ndihma janë nga buxheti i Komunës së Prizrenit dhe i donatorëve të shumtë për qytetarët e Prizrenit dhe jo vetëm për votuesit e LDK-së. Në këtë rast, ky lloj reklamimi është keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe instrumentalizim i ndihmave në funksion partiak nga ana e Drejtorit. Është mirë që Drejtori i kësaj Drejtorie t’i bëjë publike listat se cilat nga familjet janë përfituese të pakove ushqimore e higjienike”, ka shkruar ajo.

KALLXO.com ka kontaktuar me drejtorin e Mirëqenies dhe Punës Sociale, Fejzë Kabashi, i cili ka ftuar Bushranin t’i paraqesë faktet rreth akuzave.

“Hajër bëftë që më ka akuzuar, vetëm le t’i dëshmojë faktet para opinionit dhe jemi okej. Këto janë burimet nga janë dhe po bëhen listat: Alo Komuna, QPS (Skema sociale, zyrtarët e QPS, nr. kujdestar i QPS), anëtarët e shtabit komunal dhe të gjitha shtabet lokale që i ka formuar komuna”, ka thënë Kabashi.

Më Shumë

Dramë në kryeqytet, triumfon Trepça

Në një ndeshje dramatike, Trepça ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 85:86 (28:21, 20:19, 17:20, 20:26) dhe tani avancon në serinë gjysmëfinale 2:0. Për...

Dortmundi mposht PSG-n, finalisti vendoset në Paris

Borussia Dortmund e ka mposhtur PSG-n, me rezultat 1-0, të mërkurën mbrëma në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve. ‘Milionerët’ e Gjermanisë...

Lajmet e Fundit