Qeveria: Ja pse u shtuan masat e sigurisë

Qeveria e Kosovës ka treguar arsyet se pse kanë vendosur t’i shtojnë masat e sigurisë përreth godinës kryesore qeveritare.

Sipas një sqarimi të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit është thënë se, vendimi për shtimin e masave të sigurisë është marrë pas rekomandimeve të institucioneve përkatëse.

“Qeveria e Republikës së Kosovës me qëllim të njoftimit sa më të drejtë të opinionit lidhur me gjendjen e sigurisë në vend dhe nivelin e sigurisë për zyrtarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës, informon se masat e sigurisë të implementuara ditëve të fundit janë vazhdimësi e masave të sigurisë të ndërmarra para disa muajsh si rezultat i rekomandimeve për gjendjen e sigurisë në rajon dhe të njëjtat nuk i atribuohen zhvillimeve të fundit në vend”, është thënë në sqarimin e Zyrës për Komunikim Publik të Kryeministrit.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka siguruar qytetarët e Republikës së Kosovës se institucionet e sigurisë janë në nivel të detyrës dhe nuk ka arsye për shqetësim lidhur me gjendjen e sigurisë në vend.

Qeveria e Kosovës, të hënën ka zgjatur rrethojat prej hekuri që janë të vendosura përreth godinës qeveritare.

Më Shumë

Malisheva përballet me mungesë uji dhe energjie

Malisheva vazhdon të përballet me mungesë të ujit të pijshëm dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme...

LDK në Prizren uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin

Dega e LDK-së në Prizren ka zhvilluar një vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren me rastin e festës së Kurban Bajramit, ku...

Lajmet e Fundit