22.5 C
Prizren
E martë, 22 Prill, 2025

Qeveria nuk ka realizuar shumicën e planit për qeverisje të hapur

Isa mustafa  ,mbledhje qeverisMinistria e Integrimeve Evropiane, e cila ka qenë përgjegjëse për monitorim të implementimit të veprimeve dhe nënveprimeve të “Planit nacional të veprimit 2014-2016 për qeverisje të hapur”, ku janë të përfshira pothuajse të gjitha institucionet, nuk ka filluar të punojë në zbatimin e vetëm një nënveprimi që me këtë plan i është ngarkuar.

Hartimi i një raporti për fondet dhe investimet në kuadër të fondeve dhe asistencës ndërkombëtare nga kjo ministri, edhe pse do të duhej të përfundonte në qershor të vitit të ardhshëm, ende nuk ka filluar të hartohet, shkruan “Koha Ditore”.

Më mirë në zbatim të veprimeve dhe nënveprimeve, që kanë të bëjnë me ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve, nuk qëndrojnë as institucionet e tjera vendimmarrëse të Kosovës që janë të përfshira në planin, për zbatim të të cilit Qeveria e Kosovës kishte nxjerrë një vendim në prill të këtij viti.

Sipas “Raportit të monitorimit të planit të veprimit 2014-2016”, të publikuar nga instituti RIINVEST, në 5 muajt e parë, nga 42 veprime sa ata kanë monitoruar, 18 nuk kanë filluar ende të implementohen, 16 janë në stad të limituar të implementimit, 7 janë kryer substancialisht dhe një ka përfunduar.

Më Shumë

Samra Kërqagu zgjidhet kryesuese e Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara në Rahovec

Komiteti për Persona me Aftësi të Kufizuara ka mbajtur mbledhjen e dytë për vitin 2025, në prani të anëtarëve të tij dhe nën udhëheqjen e...

Kundër Ulpianës për kreun – Prizreni në rrugë drejt Ligës së Parë

Prizreni ka një mundësi të artë sot për të ruajtur kryesimin në Ligën e Dytë të Kosovës. Në kuadër të Java 24, ekipi i...

Lajmet e Fundit