Aktakuzat, para konstituimit të Gjykatës Speciale

Gjykata-peshorjaMiratimi i Ligjit mbi Gjykatën Speciale dhe arritja e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës e Holandës do të plotësojnë kushtet për ngritjen e aktakuzave që janë produkt i hetimit të rasteve të dala nga raporti i senatorit Dick Marty, i cili përmban supozime për krime të kryera nga UÇK-ja. Aktakuzat nuk do të mbeten peng i konstituimit të kësaj gjykate.

Ato tashmë janë gati, ngaqë prej kohësh janë përgatitur nga Task-Forca Speciale Hetuese (SITF), e themeluar në 2011-n nga Këshilli i Bashkimit Evropian.

Një burim i gazetës “Koha Ditore” ka thënë se shpallja e aktakuzave do të bëhet shumë shpejt. “Ka bazë të mjaftueshme legale për t’i ngritur ato, menjëherë pasi të hyjë në fuqi Ligji mbi Gjykatën Speciale dhe pasi të kalohet në Kuvend marrëveshja me Holandën, lidhur me Zyrën që kjo gjykatë do ta ketë atje, e ku do të dëgjohen dëshmitarët, por edhe ku do të trajtohen dosjet dhe shkresat e ndjeshme”, ka thënë ky burim..

Më Shumë

Vajzat e Junior 06 kampione të Kosovës në U16

Skuadra e vajzave U16 e Junior 06 Moni Bau është shpallur kampione e Kosovës, pas fitores ndaj Vushtrria Basket me rezultat 67:45 në ndeshjen...

“Kjo krizë nuk është e re, ka filluar që në shkurtin e 2025-s”, Abrashi kritikon opozitën për bllokim të proceseve

Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar opozitën se po bllokon institucionet dhe po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja. Abrashi tha se...

Lajmet e Fundit