Qosja: Jam kundër themelimit të Gjykatës Speciale

Rexhep QosjaAkademik Rexhep Qosja ka thënë se është kundër themelimit të Gjykatës Speciale e cila do të merret me krimet e supozuara të UÇK-së.
Ai ka bërë me dije se në historinë politike të Evropës për herë të parë po bëhen përpjekje të themelohet një gjykatë e tillë.

“Unë jam me zemër e me mendje kundër themelimit të kësaj Gjykate të quajtur Speciale që do të merret me krimet e supozuara të ushtarëve që kanë bërë luftë të drejtë çlirimtare”, ka thënë Qosja për “Epoka e Re”, duke shtuar se gjykatat e tilla edhe dine të shpikin rezultate.

Qosja vlerësoi se institucionet e Kosovës është dashur të jenë më këmbëngulëse ndaj kësaj kërkese dhe kërkesave të tjera ndërkombëtare.

Akademik Qosja ka folur për “Epoka e Re” edhe për FARK-un, për të cilin ka thënë se është krijuar me qëllim që UÇK-së të mos i njihet statusi si forcë çlirimtare e Kosovës.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që në rendin e ditës të Gjykatës Speciale do të gjenden edhe pohimet e sotshme të drejtuesve të LDK-së në lidhje me FARK-un.

Më Shumë

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Lajmet e Fundit