13 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Quni: LDK preferon që Ushtria të formohet përmes ndryshimeve kushtetuese

Deputeti i LDK-së, Anton Quni duke folur për iniciativën e presidentit Hashim Thaçi për transformimin e FSK-së në Ushtri ka thënë se LDK do të preferonte që kjo të bëhej përmes Kushtetutës.

“Preferenca ynë është që transformimi i FSK-së të mos kontestohet nga asnjë skeptik i NATO-s, preferencat tona ishin që kjo çështje të drejtohet me Kushtetutë”.

“Preferojmë që kjo temë të trajtohet brenda Kushtetutës, kjo është rruga më e drejtë dhe më e sigurt që nuk mund të kontestohet askush”.

“LDK preferon që të formojë Ushtrinë e Kosovës dhe të jetë në gatishmëri të marrë pjesë në partneritet me NATO-n kudo që ka nevojë angazhimi.

“Në alternativën tjetër duhet mbështetje e partnerëve strategjikë, duhet të kemi Ushtrinë por duhet të respektojmë ligjet dhe procedurat”.

Quni që ishte i ftuar në Ballë për Ballë të emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova ka folur edhe për refuzimin e serbëve që të votojnë për transformimin e FSK-së.

“Ne duhet t’i bindim të gjithë qytetarët, edhe ata serbë që Kosova ka nevojë për Forcat e Armatosura që do të mbrojë të gjithë qytetarët e Kosovës”.

“Këtë forcë ushtarake duhet ta bëjmë bashkërisht, duke ofruar garanci se askush nuk do të rrezikohet nga Forcat e Armatosura të Kosovës por përkundrazi do të jenë në shërbim të të gjithë qytetarëve”

Më Shumë

Kryeprokurori Kryeziu: Prizreni ka qenë një ndër rastet me keqpërdorimet më të mëdha me rezultatet zgjedhore

Petrit Kryeziu, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren, duke folur për rastet e manipulimeve me vota, tha se Prizreni ka qenë një prej rasteve...

Bamforth i jashtëzakonshëm, shpallet MVP

Java e 27-të në ProCredit Superligë përveç që solli super përballje, kishte edhe super paraqitje të basketbollistëve. Basketbollistin me indeksin më të lartë në këtë...

Delirium

Lajmet e Fundit