9.3 C
Prizren
E premte, 3 Prill, 2026

Qytetarët nga Kosova drejt bregdetit shqiptar, fluks i veturave në segmentin Morinë – Kukës

Radhë të gjata janë krijuar në segmentin Morinë – Kukës ditën e sotme.

Mësohet se arsye për fluksin janë qytetarët e Kosovës, pasi vendi që nga 20 gushti ka nisur aplikimin e masave të reja për parandalimin e përhapjes së variantit Delta të Coronavirusit.
Shkak tjetër për fluksin është edhe 10-ditëshi i fundit i sezonit turistik.
Po ashtu, arsye është kthimi nga vendlindja pas pushimeve të mërgimtarëve nga Kosova, në vendet e BE ku jetojnë e punojnë si dhe rruga e ngushtë te kthesa e Urës së Drinit të Zi, pranë kantierit ku po punohet për ndërtimin e urës së re të Rrugës së Kombit.
Ndërkohë, policia rrugore e Kukësit është duke orientuar drejtuesit e mjeteve. Fluksi i automjeteve është shumë i madh pasi vargu i lëvizjes së mjeteve të vogla dhe autobusëve nuk ka të ndalur.
Kjo situatë në këtë segment ka qenë prezentë çdo ditë të gushtit, sidomos gjatë fundjavës. /ABC News/

Më Shumë

27 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

Masakra në Pastasellë të Komunës së Rahovecit është një nga masakrat më të tmerrshme që kanë bërë forcat kriminale serbe gjatë luftës së Kosovës...

Qeveria merr vendim për pagën e 13-të

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për marrjen e pagës së 13-të për punëtorët e sektorit publik. Në mbledhjen e qeverisë, u veçua puna e...

Lajmet e Fundit