15.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Ragip Begaj: Presim ndihmë nga niveli qendror

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka konfirmuar se nga 76 rastet e regjistruara me koronaviurs, 73 prej tyre tashmë janë shëruar.

“Malisheva është pak më e qetë. Tani situata nuk është keq. Kemi filluar të marrim frymë”, është shprehur ai, njofton Klan Kosova.

Begaj ka kërkuar ndihmën e nivelit qendror që në aspektin ekonomik të japë ndihmë pas pasojave të lëna.

“Presim nga niveli qendror ndihmë sepse jemi komunë e vogël jo aq e zhvilluar ekonomikisht. Kanë filluar të hapen bizneset edhe pse në mënyrë të reduktuar. Nuk kemi pasë komunikim me nivelin qendror, por ata i dinë nevojat e Malishevës”.

Përveç përballjes me Covid-19, Malisheva ka luftuar edhe në një front tjetër, atë të pickimit të rriqrave.

“Janë shtatë vjet që nuk ka të infektuar me ethe hemorragjike. Ka pickime rreth 320, por helmime jo.  Nëntë fshatra i kemi spërkatur, jemi në proces të spërkatjes edhe të fshatrave të tjera”.

Më Shumë

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje interesante

Sot do të zhvillohen dy ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar. Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 31-të të AlbiMall Superligës së Kosovës. Në stadiumin...

Moti sot: Diell, shi dhe shkarkime rrufesh

Të enjten, parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje shiu, lokalisht në formë të...

Lajmet e Fundit