12.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Rahovec, dënohet me dy muaj burg i akuzuari që rrahu vëllanë e tij

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, ka shqiptuar dënim me dy muaj burgim për të akuzuarin për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”, Samir Kryeziu.

Aktgjykimi ndaj tij është shpallur nga gjykatësi, Ilir Rashkaj, pasi që i akuzuari paraprakisht e ka pranuar fajësinë për akuzën me të cilën ngarkohet, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pas fillimit të seancës prokurorja Dëshire Jusaj, ka bërë përmirësimin e kualifikimt ligjor të veprës penale ashtu që bazuar në udhëzimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, lidhur me cilësimin juridik dhe trajtimin e rasteve të dhunës në familje sipas KPRK-së.

Ajo ka bërë rikualifikimin e veprës penale “lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 par.2 lidhur me par.1 nënpar 1.4 të KPRK-së, e lidhur me veprën penale dhuna në familje nga neni 248 par.2 të KPRK-së, në veprën penale “lëndim i lehtë truporë” nga neni 185 par.1 pika 1.4 të KPRK-së, ndërsa pjesa tjetër e aktakuzës mbetet e pa ndryshuar.

Pas kësaj, i akuzuari Kryeziu, ka thënë se ndjehet fajtor për veprën të cilën e ka kryer dhe pendohet për rastin që i ka ndodhur.

Ai ka kërkuar nga gjykata që me rastin e caktimit të dënimit të ketë parasysh është i gjendjes së dobët ekonomike, mbajtës i familjes, ashtu që t’i shqiptojë një dëmin sa më të butë.

Pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit nuk e ka kundërshtuar prokurorja Dëshire Jusaj, e cila tha se deklarimi është bërë në mënyrë të lirë dhe të vullnetshme dhe se një pranim i tillë ka edhe mbështetjen në provat që gjenden në shkresat e lëndës.

Lidhur me këtë aktakuzë, Gjykata Themelore në Gjakovë dega në Rahovec, më 31 dhjetor 2019, e kishte shpallur fajtor për lëndim të lehtë trupor, Samir Kyeziun, dhe atë e kishte gjykuar me dy muaj burgim.

Por, rasti është kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit, me arsyetimin se aktakuza në këtë rast duhet të përmbaj një vepër penale “lëndim i lehtë trupor” ose “dhunë në familje” dhe nuk mund të ekzistojnë dy vepra për veprim të njëjtë.

Ndryshe, në aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë të ngritur më 19 shtator 2019, Samir Kryeziu, akuzohet se me 27 gusht 2019 rreth orës 19:00, në fshatin Xërxe të Rahovecit  pikërisht në shtëpinë e tij, shkakton dhunë në familje, respektivisht keqtrajtim fizik ndaj vëllaut të vet të dëmtuarit Fatmir Kryeziu.

Sipas aktakuzë ngjarja kishte ndodhur në atë mënyrë për shkak të raporteve jo të mira ditën kritike derisa i dëmtuari ishte kthyer në shtëpi, pas një mosmarrëveshje, i pandehuri është treguar agresiv duke goditur me një mjet të fortë-gyp metali i fshesës elektrike në pjesën të trupit, i dëmtuari largohet nga shtëpia dhe lajmron policinë, me ç’ka dëmtuari merrë lëndim të lehta trupore të vërtetuara në ekspertizën mjekoligjore të Dr. Dritor Haliti./BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Avdyli: Bashkësia ndërkombëtare po e kupton sa mashtrues është Vuçiqi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Haxhi Avdyli, në Info Magazine, thotë se Bashkësia Ndërkombëtare po e kupton sa mashtrues është presidenti serb Aleksander Vuçiq. Deputeti...

Konfiskohet drogë në vlerë rreth 70 mijë euro në Suharekë, arrstohen katër të dyshuar

Policia e Kosovës njofton se në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe prokurorinë, kanë arrit të realizojnë identifikimin e katër personave të...

Lajmet e Fundit