14.1 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Rahovec: Sulmon shokun me kompas, e bën për spital

rrahje e nxenesveNjë ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Ratkoc të komunës së Rahovecit. Një nxënës i klasës së tetë e ka sulmuar shokun e klasës, me kompas, duke i shkaktuar lëndime të rënda në këmbë. Kështu i ka thënë Gazetës Blic një banor i këtij vendi.

“Pas një përplasje ndërmjet dy nxënësve të klasës së 8, njëri e ka sulmuar shokun e klasës me kompas, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. I lënduari është dërguar me urgjencë në Spitalin e Gjakovës”, ka thënë ky banor fshatit Ratkoc për Gazetën Blic.

Siguria në shkolla vazhdon të jetë shqetësuese. Përkundër që Ministria e Arsimit ka nënshkruar marrëveshje me Ministrinë e Brendshme, siguria në shkolla vazhdon të jetë shumë e ulët, dhe numri i therjeve dhe rrahjeve vazhdon të jetë shumë i lartë.

Më Shumë

Arrestohet burri në Malishevë për dhunë në familje, policia i gjen edhe një armë

Një grua ka raportuar në polici se është rrahur nga bashkëshorti i saj mëngjesin e 1 majit. Rasti është raportuar se ka ndodhur në Malishevë...

Trajnim në Rahovec për rritjen e gatishmërisë në emergjenca

Në Komunën e Rahovecit është zhvilluar një trajnim në tavolinë (TTX), me fokus rritjen e kapaciteteve institucionale për menaxhimin e situatave emergjente dhe forcimin...

Lajmet e Fundit