6.6 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Rahoveci anëtarësohet në Unionin e Bashkive Shqiptare në Rajon

Komuna e Rahovecit është anëtarësuar në Unionin e Bashkive Shqiptare në Rajon.

Kështu ka bërë me dije kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, në një shkrim të tij në Facebook.

“Sot, në Prishtinë ishim pjesë e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme dhe Forumit Ekonomik si dhe Turizmit Rajonal, ngjarje kjo e organizuar nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon, anëtarë të së cilës tashmë jemi edhe ne si Komunë e Rahovecit”, shkruan Latifi, përcjell PrizrenPress.

“Nën moton “Kurorat e Qyteteve Shqipëfolëse si Destinacion i Agroturizmit” u diskutua mundësia e bashkëpunimit të ndërsjelltë në këtë drejtim”.

“Një takim frymëzues si ky, na afron edhe më shumë me të gjitha vendet shqipfolëse, për aktivitete dhe projekte të reja përmes së cilave vihen në pah pasuritë tona kulturore, historike dhe turistike”.

“Unioni i kryetarëve të bashkive shqiptare, është mundësi për të treguar se na bashkon një gjuhë dhe një histori. Kjo strukturë e posaçme është padyshim një hap i parë i rëndësishëm që do të ndihmojë në zhvillimin e qyteteve tona”.

“Punë të mira na presin gjatë vitit 2023, me fokus agroturizmin dhe sportin. Jemi bashkë! Falemnderit për pritjen e ngrohtë!”

PrizrenPress.com

Më Shumë

Ligjëratë informuese për tuberkulozin me nxënës në Rahovec

Në kuadër të Dita Botërore e Tuberkulozës, në Rahovec është mbajtur një ligjëratë informuese me nxënësit e klasave 10, 11 dhe 12 të IAAP...

Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizrenit

Një 81-vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes nga vetura gjatë tentimit për të kaluar rrugën në magjistralen Prizren–Gjakovë përkatësisht në fshatin Piranë në...

Lajmet e Fundit