3 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Rahoveci forcon kreun

Në Mitrovicë, Rahoveci ka treguar edhe një herë forcën e tij duke shënuar fitore të thellë ndaj Trepçës me rezultat 46:29. Kjo fitore e çon Rahovecin në kuotën e 51 pikëve, duke e forcuar pozitën si lider i Superligës së Kosovës në hendboll për meshkuj, përcjell PrizrenPress.

Në ndeshjen tjetër të xhiros së 26-të, Kastrioti triumfoi bindshëm ndaj Prishtinës me rezultat 45:27, duke e ruajtur vendin e dytë me 41 pikë. Prishtina mbetet në vendin e katërt me 25 pikë, ndërsa Trepça renditet e shtata me 12 pikë dhe me shumë gjasa do të përfshihet në plejaut.

Ndërkohë, në ndeshjen më dramatike të javës, Llapi mposhti Vushtrrinë me rezultat të ngushtë 30:29 në Podujevë. Me këtë fitore, Llapi ngjitet në vendin e gjashtë me 15 pikë, një më pak se Vushtrria në vendin e pestë, dhe afrohet mbetjes në elitë pa nevojën e plejautit.

Blerton Hasani ishte ylli i ndeshjes për Llapin me 13 gola, ndërsa Egzon Ademi shënoi 6 për Vushtrrinë.

Vetëm dy xhiro para fundit, gara mbetet e nxehtë në të dy skajet e tabelës./PrizrenPress.com

Më Shumë

Vdes Shemi i grupit Ilirët

Shemsi Krasniqi, i njohur për publikun si “Shemi”, vokalisti i grupit “Ilirët”, ka ndërruar jetë papritur. Sipas raportimeve, ai është gjetur pa shenja jete...

Bashkimi rikthehet te fitorja

Pas katër humbjeve, Bashkimi u rikthye te fitorja, duke mundur Golden Eagle Yllin në Therandë me rezultat 78:77 (28:22, 21:24, 19:14, 10:17), në javën...

Lajmet e Fundit