6.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Rahovec:Pranon fajësinë, dënohet me burgim me kusht i akuzuari për lëndim të lehtë trupor

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, ka shqiptuar dënim me tre muaj burgim me kusht për të akuzuarin për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”, Reshat Hamza.

Dënimi me kusht nuk do të ekzekutohet nëse në periudhën një vjeçare, i akuzuari Hamza nuk kryen vepër tjetër penale.

Aktgjykimi ndaj tij është shpallur nga gjykatësi Mizahir Shabani, pasi që i akuzuari paraprakisht e ka pranuar fajësinë për akuzën me të cilën ngarkohet, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I akuzuari Hamza, ka thënë se ndihet fajtor për veprën të cilën e ka kryer dhe pendohet për rastin që i ka ndodhur.

Ai ka kërkuar nga gjykata që me rastin e caktimit të dënimit të ketë parasysh se është i gjendjes së dobët ekonomike, mbajtës i familjes, ashtu që t’i shqiptojë një dëmin sa më të butë.

Pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit nuk e ka kundërshtuar prokurori Dëshire Jusaj.

Gjykatësi Shabani, të akuzuarin e ka liruar nga shpenzimet procedurale pasi që është shfrytëzues i ndihmës sociale.

Për të njëjtën vepër penale ka qenë i akuzuar edhe Elvir Hamza, por pasi që ka pranuar urdhrin ndëshkimor, ai e ka paguar atë dhe nuk ka paraqitur kundërshtim.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë më 12 tetor 2017, ndaj Reshat Hamza dhe Elvir Hamza, duke i ngarkuar ata me veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri më 18 korrik 2017, rreth orës 16:10, në Rahovec pikërisht pranë shtëpisë së tij i shkakton lëndime të lehta trupore të dëmtuarit-akuzuarit Elvir Hamza.

Në aktakuzë thuhet se deri te kjo mosmarrëveshje kishte ardhur si pasojë e disa mbeturinave të cilat i dëmtuari-i akuzuari Elvir Hamza kishte vendosur në oborrin e të akuzuarit Reshat Hamza, i njëjti kishte kërkuar nga i dëmtuari t’i largonte ato, por ai kishte refuzuar.

Në aktakuzë thuhet se të akuzuarit fillimisht fyhen mes veti, e më pas  sulmojnë njëri-tjetrin me grushte në kokë, e me këtë veprim marrin lëndime të lehta trupore që të dy. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Vazhdon aksioni për pastrimin e ambientit në Malishevë

Ka vazhduar sot dita e dytë e aksionit “Për Malishevën e pastër”, i cili po zhvillohet në kuadër të muajit të pastrimit të ambientit...

Liria fiton derbin e Prizrenit

Derbi i Prizrenit i takoi Lirisë, e cila mposhti rivalin lokal Prizrenin me rezultat të thellë 4:1, në kuadër të javës së 27-të në...

Lajmet e Fundit