Rama: Kam akoma shpresë se Kurti nuk e ka harruar Kanunin, edhe hasmit i hapet dera kur të vjen në shtëpi

Kryeministri Edi Rama ndodhet për vizitë në Maqedoni të Veriut, ndërkaq në një konferencë për media me homologun nga Maqedonia e Veriut, Dimitar Kovaçevski tha se ka shpresë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e ka harruar Kanunin që kur të vjen në shtëpi edhe hasmit i hapet dera.

Rama pas vizitës në Maqedoni të Veriut, sot do të jetë për vizitë edhe në Kosovë ku do të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Në agjendën e publikuar nga Rama, takimi me Kurtin është lënë “në pritje të konfirmimit”.

“Në Kosovë kur të shkoj unë kam akoma shpresë se Albini nuk e ka harruar Kanunin që kur të vjen në shtëpi edhe hasmit i hapet dera dhe është e ndaluar që ta nxjerrësh deri kur ai të mbarojë fjalën”, u shpreh Rama gjatë një konference në Maqedoni të Veriut. /Telegrafi/

Më Shumë

Laura Fazliu në luftë për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka siguruar mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, pas një paraqitjeje të mirë...

Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës

Një rast i posedimit ilegal të narkotikëve është identifikuar në Dragash. Të dyshuarit kanë provuar që të hedhin sasinë e dyshuar narkotike nga dritarja...

Lajmet e Fundit