23.4 C
Prizren
E premte, 19 Shtator, 2025

Ramë Vataj shpallet “Qytetar Nderi” i qytetit të Liburn GA në Georgia të SHBA-së

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj, po vazhdon vizitën e frytshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të premten ai është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” i qytetit Liburn GA në Georgia. Certifikata përkatëse ju dhurua nga kryetari i komunës Johnny Chirst dhe  Berat Gegaj nga organizata “Kosovo HOPE”, organizator i këtij udhëtimi.  Me këtë rast rektori Vataj në fjalën e tij para asamblistëve të kësaj komune, shprehi falënderimet e tij të përzemërta për këtë nder të madh që i është bërë atij dhe Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.

Në ndërkohë Rektori Vataj ka takuar edhe përfaqësues të policisë së kësaj komune dhe gazetarë nga Atlanta.

Rektori Vataj falënderoi  z. Berat Gegaj nga “Kosovo HOPE” dhe kryetarin e Komunës së Lilburn z. Johnny Crist për kontributin e dhënë për vite me radhë në këmbimin e nxënësve dhe studentëve kosovarë.

Ndërkaq, Rektori Vataj, më parë ka takuar  presidentin e Georgia Geinnet Collage ( GGC ) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rektori i GGC shprehi gatishmërinë që të filloj bashkëpunimi për të sjell edhe studentë nga UPZ për të studiuar në këtë universitet në SHBA. Rektori Vataj e falënderoi Rektorin e GGC për pritjen e organizuar dhe për vullnetin e shprehur për të bashkëpunuar me UPZ-në, e cila që do t’i kontribuoj zhvillimit të këtij universiteti dhe afirmimit ndërkombëtar.

Po ashtu Rektori Vataj ka takuar edhe nxënësit kosovar që janë duke studiuar në SHBA në kuadër të programit të këmbimit  “Kosovo HOPE”, ku është takuar edhe me drejtorin për Marrëdhënie Ndërkombëtare  z. Funëi dhe drejtoreshën e programeve të këmbimit znj. Cheryl.

Më Shumë

Zhbllokohet kanalizimi në banesat sociale në Petrovë të Prizrenit

Pas raportimit të problemit me kanalizimin në njërën nga ndërtesat e banimit social në Petrovë të Prizrenit, dhe pas shqetësimeve të shprehura nga banorët...

Bashkimi e mbyll me fitore edhe ndeshjen e pestë kontrolluese

Bashkimi i Prizrenit ka vazhduar formën e mirë në fazën përgatitore, duke regjistruar fitoren e pestë radhazi në ndeshjet kontrolluese. Portokallezinjtë triumfuan ndaj Trepçës...

Lajmet e Fundit