22.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Ramush Haradinaj: mos emëroni më shumë se nga një zëvendësministër!

Ramush Haradinaj 1Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj në profilin e tij në Facebook ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të mos bëjë gabimin e emërimit të më shumë se një zëvendësministri në Qeveri.

“Është shumë shqetësuese dhe e papranueshme që pas numrit rekord te Ministrive, Qeveria e Republikës së Kosovës të ketë më shumë se një Zëvendësministër për Ministri. Rritja e pakuptimtë e shpenzimeve qeveritare po kalon në abuzim arrogant me pushtetin, vetëm për interesa të ngushta klienteliste”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në FB.
Deklarata e plotë:

Të nderuar qytetarë të vendit,
Me një gjendje socio-ekonomike siç po gjendet Kosova, Qeveria nuk guxon të ketë më shumë se një Zëvendesministër.
Është shumë shqetësuese dhe e papranueshme që pas numrit rekord te Ministrive, Qeveria e Republikës së Kosovës të ketë më shumë se një Zëvendësministër për Ministri.
Rritja e pakuptimtë e shpenzimeve qeveritare po kalon në abuzim arrogant me pushtetin, vetëm për interesa të ngushta klienteliste.
Zvogëlimi i kabinetit qeveritar është domosdoshmëri. Qasja e tanishme po tregon se Kosova po forcohet në Parti-Shtet!
Ju bëjmë thirrje – ndaluni nga këto veprime!
RH

Më Shumë

Isni Kilaj arrin në Kosovë pasi u lirua nga Gjykata Speciale

Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, u lirua në Kosovë sot, më 15 maj, me kushte të rrepta, në bazë të vendimit të gjykatësit të...

Fitojnë Ballkani e Llapi po jo edhe Drita

Ballkani dhe Llapi kanë arritur të fitojnë në Javën e tridhjetë e katërt të Superligës, por jo edhe Drita. Ballkani ka mposhtur bindshëm Fushë Kosovën,...

Lajmet e Fundit