18.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Muja sot mban debat publik me qytetarë

RamadanMuja10-5Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, sot  do të mbajë takim publik me qytetarë. Zëdhënësi i Komunës, Ymer Berisha njoftoi se në këtë takim kryetari Muja do të raportojë për punën e këtij viti, si dhe do të debatojë me qytetarët.

“Me 17 dhjetor 2014 (e mërkurë ) do të mbahet tubimi publik i kryetarit të Komunës me qytetarët e Komunës së Prizrenit, në sallën për mbledhje të Kuvendit të Komunës, duke filluar nga ora 11:00”, njoftoi Berisha.

“Në këtë takim kryetari Muja do të raportojë për punën e periudhës janar – dhjetor të vitit 2014”.

Sipas tij, në këtë takim para qytetarëve do të raportojnë edhe drejtorët e Ekzekutivit

“Ftohen të gjithë qytetarët e interesuar, përfaqësuesit e mjeteve të informimit dhe OJQ-të që të marrin pjesë në këtë tubim”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Askush përveç vetes sonë nuk mund të na lirojë mendjen

Thënie nga Bob Marley – “E vërteta është se çdo njeri do t’ju lëndojë; ju thjesht duhet ta gjeni personin për të cilin ia vlen...

Moti sot: Shi, vranësira dhe diell

Për të dielën parashikohet fillimisht gjatë orëve të para të 24-orëshit të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh, ndërsa dita...

Lajmet e Fundit