2.8 C
Prizren
E shtunë, 2 Nëntor, 2024

Raporti i UEFA: Shqipëria, një nga ligat që shkarkon trajnerët më shpesh

Në një raport të ri të publikuar nga UEFA, Abissnet Superiore e Shqipërisë rezulton të jetë një nga ligat me nivelin më të lartë të shkarkimit të trajnerëve në sezonin 2022-23.

Organi qeverisës i futbollit evropian, ka publikuar së fundmi raportin “European Club Talent and Competition Landscape”, i cili ndër të tjera ka analizuar edhe shkarkimet e trajnerëve për sezonin e kaluar.

Një total prej 1,209 trajnerësh drejtuan ekipe të nivelit më të lartë në Evropë. Ata ishin të pranishëm në 736 klube të ndryshme.

Qarkullimi i trajnerit është rritur me 13% gjatë 10 sezoneve të fundit dhe vitin e kaluar dëshmoi numrin më të madh të shkarkimeve të trajnerëve të regjistruar (duke përjashtuar totalin në vitin 2020, i cili pa shumë ndryshime të shtyra nga sezoni i kaluar në kushtet e pandemisë).

Në “5 ligat” e mëdha të futbollit, Anglia dhe Franca panë numrin më të madh të shkarkimeve (22), të ndjekura nga Italia (14), Spanja (13) dhe Gjermania (12).

Megjithatë, pjesë e listës është bërë edhe Shqipëria. Në Superiore ka pasur 21 shkarkime apo largime, duke e renditur ligën në vendin e 12 së bashku me atë të Bjellorusisë dhe Turqisë.

Vendi i parë që “pret koka” trajnerësh më shumë është Qipro, me 32 shkarkime apo largime. Pas tyre vjen Serbia me 31. Rumania me 29. Bullgaria me 25. Kazakistani me 24. Belgjika, Kroacia, Izraeli, Rusia, Anglia dhe Franca me nga 22.

Kryetrajnerët, të cilët kanë punuar në futbollin e klubeve të nivelit të lartë evropian gjatë sezonit të kaluar, ishin në punën e tyre, ose kishin qenë në punën e tyre deri në fund të sezonit, për një mesatare prej 1.31 vitesh (më pak se 16 muaj).

Në këtë drejtim, Shqipëria është një nga vendet në të cilin trajnerët qëndrojnë shumë pak në drejtimin e një klubi. Mesatarisht më pak se një vit. Por, një panoramë tjetër afrohet në Kosovë, ku trajnerët qëndrojnë më shumë se 2 vite në pankinën e të njëjtit ekip. Dhe, kjo statistikë gjendet shumë pak në Evropë, ku përveç Kosovës e kanë Norvegjia, Skocia, Austria, Irlanda dhe Irlanda e Veriut.

Në raport flitet edhe për migrimin e trajnerëve. Sipas tij, në ligat më të mira evropiane, mesatarisht, 71% e trajnerëve të parë që drejtuan ekipet gjatë sezonit 2022-23 ishin të punësuar në vendin e tyre.

Në Serie A, 89% e trajnerëve ishin vendas. Raporti ndryshonte në Ligue 1 me 72%, La Liga 70%, Bundesliga 68% dhe për të ardhur te Premier League me 42 %.

Në këtë pikë, në Shqipëri në sesonin e kaluar mbi 80 % e trajnerëve kanë qenë vendas. Situata ndryshonte në Kosovë, ku përqindja e vendasve ishte midis 60-80%.

Nga sa u tha më sipër, mund të nxjerrim perfundimin se Superiorja e Shqipërisë përbëhet në masë të madhe nga trajnerë vendas, të cilët zakonisht nuk qëndrojnë më shumë se një sezon në krye të një klubi.

Në dallim, Kosova përbëhet në shumicë nga trajnerë vendas (jo aq sa në Shqipëri), të cilët qëndrojnë në detyrë për më shumë se dy vite. Kjo tregon dhe një llojë stabilitetit në Superligë.Albanian Post

Më Shumë

Fillon shtrimi i kanalizimit fekal në fshatin Atmaxhë

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren ka nisur shtrimin e kanalizimit fekal në disa pjesë të fshatit Atmaxhë, një investim që do të përmirësojë...

U gjet pa vetëdije 59-vjeçari në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, humb jetën në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, ku një 59-vjeçar është gjetur i shtrirë në...

Lajmet e Fundit