18.2 C
Prizren
E mërkurë, 9 Korrik, 2025

Raporti për skandalet në relacionin me EULEX-in nxit debat në Kuvend

Raporti i publikuar, ditë më parë, në të cilin përshkruhen lidhjet e forta dhe marrëveshjet e arritura në mes të politikanëve nga vendi dhe zyrtarët e EULEX-it, ka ngjallur debat edhe në seancën e së enjtes të Kuvendit të Kosovës.

Deputeti i Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti, duke folur lidhur me këtë raport, ka thënë se kjo po tregon luftën e brendshme të PDK-së dhe disa anëtarëve të saj për pushtet, që sipas tij, nuk po e kursejnë asnjë mekanizëm.

“Sikur dënimi i grupit të Drenicës e po ashtu themelimi i gjykatës dpeciale po del të jenë të orkestruara. Se shteti është i kapur tregon edhe ky raport. PDK ka qellim që Kosova të shkojë në zgjedhje parlamentare, të lirohet grupi i Drenicës para se të mbahen zgjedhjet, të krijohet specialja para janarit të viti 2016 dhe që PDK të ketë ndikim në strukturën e gjykatës speciale”, ka thënë Kurti.

Ai ka shkoqitur edhe disa pjesë tjera të raportit, duke thënë se krerët e shtetit janë “zhytur në krim të organizuar e korrupsion”.

Kurti theksoi se raporti tregon se si Hashim Thaçi dëshiron të bëhet president, e Kadri Veseli kryeministër.

Kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili kryesonte me seancën, fjalimin e Kurtit e cilësoi poezi, ndërsa bashkëpartiaku u tij, Adem Grabovci, shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, për fjalimin tha se “është një përrallë dhe asgjë më shumë”.

Ai theksoi se nuk është hera e parë që dëgjon “këso lloj shpifjesh”, duke thënë se nuk di nëse ka ndonjë institucion që ka mbetur pa akuzuar e pa u përfolur me “shpifje të llojllojshme”

“Qytetari i Kosovës është ai që me votën e tij dëshmon se kënd e vlerëson, kënd e vlerëson, se kush po i shërben mirëqenies së vendit. Këto janë përralla që tashmë i kemi mësuar si ne si qytetarët e Kosovës”, ka theksuar Grabovci.

Pas gjithë kësaj me një replikë Albin Kurti, ka thënë se reagimi i Veselit dhe Grabovcit, po tregon që diçka nga raporti është e vërtetë./KosovaLive/

Më Shumë

Muhamed Krasniqi i bashkohet Drinit të Bardhë

Drini i Bardhë ka prezantuar përforcimin më të ri në skuadër, mbrojtësin Muhamed Krasniqi. Lojtari me përvojë nga Prizreni ka qenë më parë pjesë e...

Dragashi, mikpritës i komandantit të KFOR-it – diskutohet mbështetja institucionale

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka pritur sot në një vizitë zyrtare komandantin e KFOR-it nga Komanda Rajonale e Perëndimit, kolonel Francesco...

Lajmet e Fundit