Real Madrid kërkon rikthimin e Sergio Reguilon

Madje të ndryshme raportojnë që Real Madrid kërkon rikthimin e Sergio Reguilon nga Tottenham-i.

Ky do të jetë sezoni i fundit i Marcelo-s te Real Madrid, me mbrojtësin brazilian që do të largohet nga madrilenët këtë verë, me shumë mundësi duke u pensionuar.

Në këtë mënyrë, Real Madrid-i është e detyruar që të gjejë një mbrojtës të krahut të majtë, për pozitën e zëvendësuesit të Ferland Mendy.

Mirëpo, duke parë problemet e mëdha me lëndime që ka francezi, madrilenët kërkojnë të sjellin një mbrojtës që është i gatshëm të jetë titullar te madrilenët.

Dhe, sipas Sky Sport, por edhe mediave të ndryshme spanjolle, Real Madrid po e kërkon rikthimin e Sergio Reguilon në Spanjë.

Reguilon ishte pjesë e skuadrës mbretërore gjatë sezonit 2018/19, ku ishte shumë herë startues në formacionet e Julen Lopetegui dhe Solari-t.

Mirëpo, më pas ai u huazua te Tottenham, ku kaloi edhe gjithë sezonin 2019/20.

Që nga ajo kohë, ai është në huazim te Tottenham, duke qenë startues konstant në formacionet e gjelave.

Kështu, madrilenët kërkojnë që ai të rikthehet në “Santiago Bernabeu”, për t’u paraqitur me klubin e tyre.

Ancelotti e pëlqen shumë atë si futbollist, dhe Reguilon dëshiron rikthimin në Madrid.

Se a do të shkoj ky transferim deri në fund, mbetet për t’u parë…

/Albanianpost.com

Më Shumë

Konfirmohet linja e deleve në Suharekë/ AUV-i merr masa urgjente në të gjithë vendin

Në fshatin Delloc të Suharekës është konfirmuar prezenca e sëmundjes “lija e deleve/dhive (Sheep Pox/GoatPox)”. Lajmin e ka bërë të ditur Agjencia e Ushqimit dhe...

Sot Liria dhe Dinamo përballen në sfidën e barazhit

Sot zhvillohet ndeshja e barazhit në Ligën e Parë, duel që do të përcaktojë skuadrën finaliste për një vend në Superligën e Kosovës për...

Lajmet e Fundit