20.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Rektori Vataj uron të gjithë shqiptarët për Festën e 28 Nëntorit

Rame VatajRektor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, ka uruar studentët, stafin akademik dhe administrativ të Universitetit dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë për Festën e 28 Nëntorit, Ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe të Flamurit Kombëtar,Ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jasharit dhe Ditën e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“28 Nëntori është ditë e shenjtë dhe datë emblematike në memorien e kombit tonë që përmbledh aspiratat për liri dhe bashkim. Kjo festë na bashkon të gjithë shqiptarëve, nën hijen e flamurit kuq e zi, për të kujtuar rrugën që e kemi kaluar deri më sot, gjakun e dëshmorëve të rënë dhe brezat e tërë që janë sakrifikuar për liri”, thuhet ne urimin e Vatajt.

“Dita e Flamurit sivjet na gjen më të bashkuar se kurrë në rrugëtimin tonë për Evropë, ku të gjithë shqiptarët do të jenë bashkë”/

Më Shumë

Kampioni ende gjallë, “ia fik” dritat Yllit

Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të Play-offit në...

Në gati çdo profesion në Kosovë, burrat paguhen më shumë sesa gratë – kaq janë pagat

Shumica e sektorëve në tregun e punës në Kosovë janë të dominuar nga burrat. Por, edhe në sektorët që punësojnë më shumë gra –...

Lajmet e Fundit