Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Prizrenit, Arbër Rexha tha në Krueshe të Vogël se kandidatët Ramadan Muja(PDK) dhe Eqrem Kryeziu(LDK) paraqesin kërcënim për të ardhmen e Prizrenit.
“Ramadan Muja dhe Eqrem Kryeziu janë sinonim i besimit tonë të tradhtuar. Rifutja në garë e tyre paraqet kërcënim që e kaluara e jonë të ribëhet në të ardhmen tonë. Një gjë e tillë është e papranueshme. Kjo është arsyeja pse qytetarët duhet ta zgjedhin ndryshimin dhe ky ndryshim bëhet vetëm me Lëvizjen Vetëvendosje!”, tha Rexhaj
Sipas tij, ka përfunduar koha kur qytetarët, mes të shumë të këqijave është dashur ta zgjedhin të keqën më të vogël.
Deputeti i VV-së në Parlamentin e Kosovës,Rexhep Selimi tha se kandidati për kryetar të Prizrenit, Arbër Rexhaj, gëzon mbështetjen e plotë të Lëvizjes Vetëvendosje!. “Arbëri ka vullnetin, guximin dhe energjinë për ta bërë ndryshim e shumëkërkuar nga qytetarët e Prizrenit”, tha Selimi/PrizrenPress.com/.