9.3 C
Prizren
E diel, 15 Shkurt, 2026

REZULTATI, KQZ: PDK-ja +5 për qind ndaj LDK-së

capture

(E plotësuar) Pas 92,84 për qind të numërimit të votave, sipas KQZ-së, PDK-ja vazhdon të prijë me vota, duke iu larguar LDK-së për mbi 5 për qind. Ndërsa NISMA për Kosovën në bazë të rezultatit të deritanishëm e ka kaluar pragun zgjedhor

PDK-ja: 31,23%
LDK-ja: 26,18%
VV-ja: 13,68%
AAK-ja: 9,62%
NISMA për Kosovën: 5,41%
AKR-ja: 4,64%
SRPSKA LISTA: 2,92%

 

PDK-ja i largohet LDK-së për gati 4 për qind

Nga rreth 80 përqind të votave të numruara, apo nga numërimi i fletëvotimeve prej 1900 vendvotimeve nga 2374 sa janë gjithsej, sipas KQZ-së, PDK llogaritet se ka marrë 30.09, LDK 26.27, VV me 13.20, AAK 10.11, NISMA me 5.50 dhe AKR me 4.66 për qind.

 

Nga 56% të votave, PDK prinë- NISMA kalon pragun

Pas 56 për qind të numërimit të votave, sipas KQZ-së, PDK-ja vazhdon të prijë me vota e ndjekur nga LDK-ja. Ndërsa NISMA për Kosovën në bazë të rezultatit të deritanishëm e ka kaluar pragun zgjedhor.

PDK-ja: 29,47%
LDK-ja: 26,31%
VV-ja: 12,72%
AAK-ja: 10,23%
NISMA për Kosovën: 5,97%
AKR-ja: 4,21%
SRPSKA LISTA: 3,87%

 

Nga 31% të votave, PDK prinë- NISMA kalon pragun

Pas 31 për qind të numërimit të votave, sipas KQZ-së, PDK-ja vazhdon të prijë me vota e ndjekur nga LDK-ja. Ndërsa NISMA për Kosovën në bazë të rezultateve të deritashme nuk e ka problem pragun zgjedhor, pasi ka 6,36 % të votave.

PDK-ja: 30,79 %
LDK-ja: 25,49%
VV-ja: 10,91%
AAK-ja: 9,52 %
NISMA për Kosovën: 6,36 %
AKR-ja: 3,25 %
SRPSKA LISTA: 4,93%

 

PDK prinë me 31%, NISMA kalon pragun me 6.32%

Edhe më tutje nuk ka ndërruar asgjë në rënditjen e partive kryesore në vend, kur janë numëruar mbi 100 mijë vota.

Vërehet një rënie e lehtë e PDK-së, në 31.3 për qind, derisa LDK mban vendin e dytë me 25 për qind. Partitë tjera edhe më tutje vazhdojnë të notojnë në ujërat e sigurta, por nën 10 për qind.

Më përjashtim të AKR-së, e cila si duket në ketë mandate do të detyrohet të qëndrojë jashtë Kuvendit. VV-ja, në anën tjetër edhe më tutje është nën 10 për qind të votave, derisa AAK sillet në mes të 6 dhe 7 për qind, atje ku është edhe befasia e këtyre zgjedhjeve, Nisma.

 

Pas 7 % të votave të numëruara, prinë PDK

Pas 7 për qind të numërimit të votave, sipas KQZ’së, PDK vazhdon të prijë e ndjekur nga LDK.

PDK: 31 %

LDK: 26.37 %

VETËVENDOSJE: 9.45 %

AAK: 6.24 %

NISMA: 6.04 %

AKR: 3.16 %

SPRPSKA : 8. 25 %

———————-

Ndërkohë sipas KQZ’së kur janë numëruar 9000 vota, PDK prinë më 28 për qind, LDK në vendin e dytë me 24 , VV në vendin e tretë me 8 për qind, NISMA në vendin e katërt me 6.44 për qiund, AAK në vendin e pestë me 6.34 dhe AAK me 3 për qind.

LIVE REZULTATI:

http://rezultatet.kqz-ks.org/NightResults/Results.aspx?RaceID=1&UnitID=1&IsPS=0&Turnout=0&LangID=2

 

 

Më Shumë

Totaj mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se ka pritur përfaqësuesen e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, me të...

Turistët dalin jashtë hotelit në Prizren pas tërmetit

Pas tërmetit me magnitudë 4.8 që goditi rajonin juglindor të Kosovës më 10 shkurt 2026, turistët që ndodheshin në Prizren kanë dalë jashtë nga...

Lajmet e Fundit