18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Edhe 137 kuti të panumëruara, PDK prin, AKR del nga Parlamenti

captureKur janë numëruara 94,23 për qind e të gjitha kutive, ose 710.063 fletëvotime në to, sipas raportit të KQZ rezulton se PDK prin, duke marrë 31,21 për qind të besimit të zgjedhësve. Ajo ndiqet nga LDK me 26,13 për qind të votave, Vetëvendosja me 13, 73 për qind, AAK-ja me 9,55 dhe Nisma për Kosovën me 5,36 për qind të numrit të përgjithshëm të votave.

Tashmë kanë mbetur edhe 137 kuti me vota, ose pak mbi 5 për qind e fletëvotimeve, që vështirë mund t’ia përmirësojnë rezultatin e AKR-së së Behgjet Pacollit, që ka mbetur në përqindjen prej 4,72 të votave, duke mos e arritur pragun ligjor që do ta rikthente në Parlamentin e Kosovës.
Srpska Lista ka marrë 2.91 për qind të numrit të përgjithshëm të votave të numëruara deri më tash.

Të rikujtojmë se deri më tash nga fletëvotimet e numëruara 672.382 janë të vlefshme, ndërsa 37.681 të pavlefshme.
Në zgjedhje kanë marrë pjesë 42.17 për qind nga 1.782.454 me të drejtë vote.
Raportet e deritashme të vëzhguesve të këtyre zgjedhjeve i kanë vlerësuar ato të rregullta dhe pa probleme që do ta dëmtonin kredibilitetin e tyre.

Mbi 90 për qind të numëruara: AKR s’është parlamentare, AAK s’arrin 10 përqindëshin

Me 90,4 për qind të votave të numëruara AKR-ja e Behgjet Pacollit nuk arrin të kalojë pragun zgjedhor. Me kaq vota të numëruara, ajo ka marrë 4,68 për qind (30 mijë e 058 vota).

Por këtë e ka arritur debutuesja e këtyre zgjedhjeve, Nisma për Kosovën, e Fatmir Limajt e Jakup Krasniqit, që megjithatë janë moti në politikë, që ka marrë 5,36 për qind (34 mijë e 450 vota).

Fituesja e këtyre zgjedhjeve është Partia Demokratike e Kosovës e Hashim Thachit, që ka marrë 31,02 për qind të votave. Kur janë numëruar më shumë se 90 për qind e votave, PDK-ja ka marrë 199 mijë e 407.

E dyta ka dalë LDK-ja e Isa Mustafës, që në zgjedhjet e 8 qershorit ka marrë 26,18 për qind, nga mbi 90 për qind të numëruara. Ose me numër të votave, 168 mijë e 329 vota.

Lëvizja e Albin Kurtit ka dalë e treta, që nga totali i 90 për qind të votave të numëruara nga KQZ, ka marrë 13,64 për qind të votave. Ndryshe, Vetëvendosje ka marrë 87 mijë e 683 vota.

Ramush Haradinaj me AAK-në e tij s’ka arritur ta kalojë 10 për qindëshin. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është ndalur te 9,79 për qind e votave, nga 90 për qind sa janë numëruar në gjithë Kosovën. (62 mijë e 916 vota)

Në katër komunat veriore votat nuk janë numëruar në më shumë se 10 për qind. E në pjesët tjera të Kosovës, SRPSKA e serbëve ka arritur të marrë 2,97 për qind ose 19 mijë e 102 vota.

Më Shumë

Aksident mes motoçikletës dhe automjetit në Prizren, lëndohet rëndë një person

Një aksident mes një automjeti dhe motoçiklete në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren, ka lënë rëndë të lënduar një person. I lënduari është dërguar në...

Operacioni i Doganës dhe ATK-së në Prizren: Konfiskohen afër gjysmë milioni euro ari dhe argjend të kontrabanduar

Rreth gjysmë milioni euro ari dhe argjend pa dokumentacion janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës në qytetin e Prizrenin, pas një operacion të përbashkët...

Lajmet e Fundit