Soni Malaj fituese e “Top Fest 11” (Video)

SoniMalaj-fituese e topfestSoni Malaj me këngën “Me të jeton” është fituesja e “Top Fest 11”.

Fituesja u përzgjodh me votat e jurisë së festivalit, bashkuar me votat që publiku dha pas një televotimi të hapur në minutat e fundit të finales.

Nëpëmjet rrjetit social Facebook ajo ka falënderuar të gjithë për përkrahjen. “FALEMINDERIT!”, ka shkruar Malaj.

Gjatë mbrëmjes finale u ndanë dhe 12 çmime. Fituesit sipas kategorive

Fituesja e “Top Fest 10” Samanta Karavello dha çmimin “Best RNB”, i cili shkoi për Mariza Ikonomin.

Këngëtarja e re Sigi Basti ishte fituese e çmimit “Best New Artist”, i cili mundësohej nga fondacioni “Dritan Hoxha” dhe u dha nga Lori dhe Sara Hoxha.

Çmimi “Këngëtarja më e mirë femër” u fitua nga Soni Malaj. Ndësra Olta Boka dhe Erik Lloshi morën çmimin e “’Top Albania Radio”.

Finalistët e “Big Brother 7” Valeri, Jona si edhe fituesja e tij Nevila dhanë çmimin “Best Group” për LYNX. Çmimin e “Internetit” e fitoi Era Rusi me këngën “Hajde me ne”. Ndërsa “Best Video” u fitua nga Shpat Deda.

Xhensila Myrtezaj me këngën e saj “Jeton tek unë” ishte fituesja “Best Pop Rock”. Ndërsa çmimi “Best Duet” i dhënë nga Eneida Tarifa, fituese e “Top Fest 7”, shkoi për vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi.

Gjergj Leka mori çmimin “Best Male”. Këngëtarja Venera Lumani fitoi “Best Balade”.

Kampioni në peshëngritje Erkand Qerimaj ishte ai që dhe çmimin “Best RNB” për Big Basta dhe Anxhelo.

http://youtu.be/xjiK0y5tAa0

Më Shumë

Vajzat e Junior 06 kampione të Kosovës në U16

Skuadra e vajzave U16 e Junior 06 Moni Bau është shpallur kampione e Kosovës, pas fitores ndaj Vushtrria Basket me rezultat 67:45 në ndeshjen...

Valmir Kakruki te Bashkimi

Bashkimi pritet ta zyrtarizojë shpejtë transferin e parë të ri për sezonin e ardhshëm. Siç ka mësuar AsistiOnline.com, portokallinjët kanë arritur marrëveshje me Valmir Kakrukin. Lojtari...

Lajmet e Fundit