27.5 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Ridvan Dibra fiton çmimin e parë në konkursin për dramë

ridvan diraRidvan Dibra, me dramën “Lufta e Tretë Botërore”, ka fituar çmimin e parë në konkursin për Dramë Origjinale Shqipe. Fitues i çmimit të dytë është Mentor Haliti, me dramën “Fabrika e kukullave”, ndërsa Naser Shatrolli fitues i çmimit të tretë. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt sot në Teatrin Kombëtar të Kosovës, organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Me rastin e marrjes së çmimit, shkrimtari Dibra theksoi se pret që drama, përveç nga kritika dhe artdashësit, të mirëpritet edhe nga publiku.

Kryetari i jurisë, Ag Apolloni tha se veprat e përzgjedhura janë mjaft interesante dhe me vlera. Ai e ka quajtur si mjaft domethënës faktin që këtë vit ka pasur mjaftë konkurrencë e që, sipas tij, dëshmon për punën dhe vullnetin e artistëve për të krijuar. Çmimet për Dramën origjinale shqipe kanë edhe vlerë monetare. Çmimi i parë shpërblehet me 3 600 euro, i dyti me 2 400, ndërkaq me 1 200 i treti. Anëtarë të jurisë këtë vit kanë qenë Ag Apolloni, Burbuqe Berisha, Liri Cami, Emin Emini dhe Ismet Azemi.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi tha në ceremoni se këto çmime janë një nderim për figurën e aktores së madhe Katarina Josipi dhe po ashtu një vlerësim për punën e krijuesve të sotshëm në dramaturgji.

Më Shumë

Igor Jovovic emërohet trajner i ri i Bashkimit

Klubi Basketbollistik Bashkimi ka njoftuar zyrtarisht emërimin e malazezit Igor Jovovic si trajner i parë i skuadrës për edicionin 2025/2026, duke synuar një etapë...

Mot me diell, temperaturat arrijnë deri 35°C

Moti për sot do të jetë me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht mbi relievin malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 16°C,...

Lajmet e Fundit