16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Zafiri, merr ofertën nga Thaçi dhe Mustafa

Zafir berisha 123Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa ia kanë dërguar ofertën për koalicion, kryetarit të BD-së në Prizren, Zafir Berishës.

Thaçi ofertën për koalicion ia ka dërguar personalisht Berishës. Ndërkaq, Mustafa ofertën ia ka dërguar nëpërmjet deputetit Anton Qunit dhe vetë kandidatit për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu.

Zafir Berisha pranon se ofertën për koalicion e ka marrë nga dy liderët e partive politike, Thaçit dhe Mustafa. “Po i kam marrë ofertat nga të dy liderët e partive ma të mëdha. Tash jam duke i analizuar të dy ofertat”, tregon Berisha për “PrizrenPress”.

Ai tregon se nga PDK-ja ofertën për koalicion e ka marrë drejtpërdrejtë nga lideri Hashim Thaçi. ”Dje jam takuar me Thaçin, ku edhe e kam marrë ofertën për koalicion ”. Berisha nuk tregon se si ka ardhur deri të takimi me Thaçin.

Burimet e “PrizrenPress-it”, bëjnë të ditur ndërkaq se takimi Thaçi-Berisha është realizuar me ndërmjetësimin e nënkryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. ”Thaçi fillimisht e ka autorizuar Veselin që të bisedojë me Berishën se a pranon apo jo që të takohet me të”.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ndërkaq ofertën për koalicion ia ka dërguar Zafir Berishës përmes deputetit të Parlamentit të Kosovës, Anton Qunit. “Isa ofertën e ka dërguar përmes Anton Qunit. Unë kam pranuar që të takohemi edhe me Eqën, kështu që bashkarisht ma kanë sjellë ofertën”.

Kryetari i BD-së, Zafir Berisha, sot është takuar edhe me kryeparlamentarin Jakup Krasniqin. Berisha tha se me Krasniqin nuk ka biseduar për politikë. “ Jakupi si miq të vjetër ka ardhur të ma uroj rezultatin zgjedhor që kam arritur”, tregon ai.

Bashkimi Demokratik i Zafir Berishës, në zgjedhjet e 3 nëntorit ka dal partia e tretë në Prizren. Për shkak të këtij rezultati, dy partitë më të mëdha, PDK dhe LDK, dëshirojnë që në balotazh ta kënë në krah Zafir Berishën. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sot i jepet lamtumira e fundit “Mjeshtrit të Madh” Jorgo Papingji, Begaj: Tekstet e tij i rezistuan të gjitha kohërave

Sot i jepet lamtumira e fundit “Mjeshtrit të Madh”, Jorgo Papingji. Në orën 11:00 do të zhvillohen homazhet, në ambientet e Radio Televizionit Shqiptar. Më...

Ylli shkëlqen edhe ndaj Proton Cable Prizreni

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore shumë të vlefshme, duke mundur Proton Cable Prizrenin me rezultat 63:96 (16:28, 13:25, 19:22, 15:21), në javën e...

Lajmet e Fundit