11.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

PDK e Malishevës: IQM po gënjen

PDK-logo8-07Informata e Iniciativës Qytetare për Malishevën (IQM), e cila ka qarkulluar dje e sot, në disa portale, për gjoja shuarjen e nëndegës së PDK-së në Guncat, është në kuadër të gënjeshtrave të radhës të këtij subjekti politik , thuhet në një kumtesë të PDK-së.
Partia Demokratike e Kosovës, bën me dije opinion, se kjo nëndegë e PDK-së në Guncat, është shumë aktive dhe më e fuqishme, se para zgjedhjeve të 3 nëntorit, thuhet në njoftim.

Personat e përmendur, se kanë ikur nga nëndega, është e pavërtetë, sepse këta persona, ka kohë që nuk janë anëtar aktiv në PDK. Kjo është konfirmuar edhe nga kryetari i nëndegës Burim Zabelaj dhe anëtarët tjerë të kryesisë së nëndegës në Guncat.

Ragip Elshani, nuk ka qenë kurrë anëtar i kryesisë së nëndegës së PDK-së në Guncat, ndërsa personat si Esat Zabelaj, i cili as vet nuk e din se çfarë përcaktimi politik ka, as që i vyen PDK-së, sikur edhe Sherif Stolliqi, i cili ka kohë që nuk është anëtar i PDK-së.

Nëndega e PDK-së në fshatin Guncat, njofton se të gjithë anëtarët e kryesisë janë aktiv dhe asnjë prej tyre nuk ka ikur nga radhët e PDK-së, por përkundrazi janë edhe më të angazhuar në PDK.

Kjo dezinformatë e plasuar në portale, vazhdon të jetë në kuadër të luftës speciale mediale, që IQM, po vazhdon të bëjë, sikur nga formimi i saj si subjekt politik në Malishevë. Kjo është forma më e pandershme që ky subjekt ka zhvilluar në raport me PDK-në, prej së cilës, të gjithë ata anëtar kanë përfituar, që nga kreu i saj Ragip Begaj.

Pavarësisht, rezultatit të zgjedhjeve të 3 nëntorit, PDK, vazhdon të jetë partia më e konsoliduar në Malishevë, andaj ju bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të PDK-së, që të mos bien pre e provokimeve dhe dezinformatave, sidomos nga njerëzit, që as vet nuk e din se çfarë orientimi politik kanë, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Më Shumë

“Beteja 3” në fundjavë

Fundjava pritet të jetë edhe më e ‘zjarrtë’ në basketbollin e Kosovës. Në këtë fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e treta gjysmëfinale të “Play-offit” në...

Në Rahovec vidhet filtri për pastrimin e mbeturinave në lum

Në Rahovec është vjedhur filtri që shërben për pastrimin e mbeturinave në lum. Siç shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, vlera e...

Lajmet e Fundit