17.2 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

“Rigjykimi i Ramadan Mujës ‘me shokë’, për shmangie nga drejtësia”

Grupi i Qytetarëve Aktivë “Për Prizrenin”, me një kumunikatë për medie, ka reaguar lidhur me aktvendimin e Gjykatës së Apelit për kthimin në rigjykim të rastit të Ramadan Mujës dhe ish-vartësve të tij.

Këtë rikthim, ky grup e ka quajtur shmangie nga drejtësia.

“Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit për të kthyer përsëri në ri-gjykim rastin “Muja&Co.” është i njejtë me atë të mëparshmin, i padrejtë dhe i papranueshëm. Kthimi në ri-gjykim me arsyetimin e shkeljes së procedurave në relacionet mes Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Themelore është krejtësisht absurd, dhe irrelevant sa i përket kontestimit të veprave penale të të pandehurve: Ramadan Muja, Minir Krasniqi, Sadik Paçarizi, Avni Ademaj, Kadri Ukimeri, Abdullah Tejeci. Shkeljet e pretenduara të Gjykatës së Apelit nuk amnistojnë aspak abuzuesit e detyrës zyrtare me në krye Ramadan Mujën, sepse veprat penale të kryera nga ta janë të pakontestueshme, faktike dhe të pamohueshme”, thuhet në kumunikatë, përcjellë PrizrenPress.

“Ky vendim i Gjykatës së Apelit, bashkë me zvarritjen e procesit për 3 vjet, përveç se ia ka mundësuar Ramadan Mujës përfundimin e mandatit, ngrit dyshime edhe për të dënuarit e tjerë të cilët për veprat kriminale të kryera nuk po i marrin pasojat sipas ligjit. Duke pasur parasysh që këta persona kanë pozita të ndryshme politike, kthimi në rigjykim, përbën akt skandaloz dhe lë hapsirë për dyshime serioze për mundësinë e lirimit të tyre nga e përgjegjësia para ligjit, dhe kësisoj edhe vazhdimin dhe mundësinë e ushtrimit të funksioneve publike për ta”.

“Ne konsiderojmë që procesi gjyqësor ndaj Ramadan Mujës nuk është vetëm çështje juridike, sepse që nga fillimi nuk është trajtuar si i tillë. Institucioni i kryetarit të komunës dhe të gjithë vartësve të tij, ka humbur legjitimitetin që nga data 13 mars 2014. Një gjë është e qartë, askush, asnjë proces, i çfarëdo lloj natyre, nuk mund t’ua kthej legjitimitetin dhe kredibilitetin personave të lartpërmendur. Ata janë dhe do të mbeten vrima e zezë e qytetit të Prizrenit, qytetarët e të cilit i lanë pa përfaqësim dhe qeverisje lokale”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Hedhja e mbeturinave në Dobërdelan, Muharremaj paralajmëron ndëshkime

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka reaguar ndaj hedhjes së paligjshme të mbeturinave inerte në fshatin Dobërdelan, duke paralajmëruar masa ndëshkuese për...

18 pikë negative brenda dy viteve, policia ia anulon patentë shoferin një 25-vjeçari në Malishevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Malishevë është anuluar patentë shoferi i një drejtuesi të automjetit, për shkak të kundërvajtjeve të përsëritura në trafikun...

Lajmet e Fundit