6 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Rikthehet projekti për shumëkatëshe afër monumenteve në Prizren

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve do të jetë adresa e sërishme për projektin e shumëkatëshes në Prizren e që në afërsi prej 38 deri në 54 metra ka tri monumente.

Autoritetet komunale kanë dalë me sqarime për këtë rast, i cili i kishte ndarë institucionet e trashëgimisë me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.

“Aktualisht nuk do të japim leje ndërtimore, sepse do t’i drejtohemi edhe një herë Institutit që të përcaktojë perimetrin e një objekti që është në afërsi”, ka thënë Beni Kizolli, drejtori i Urbanizmit në Komunën e Prizrenit./KOHA.net

Më Shumë

Lajmet e Fundit