27 C
Prizren
E martë, 11 Maj, 2021

Haskuka i quan analfabetë Zafir Berishën dhe Bilall Sherifin

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka i ka quajtur analfabetë kryetarin e Nismës në këtë qytet Zafir Berishën dhe zyrtarin tjetër të këtij subjekti politik Bilall Sherifin.

“Po i shoh reagimet e Bilallëve e Zafirëve të NISMA-s. Nuk po befasohem se analfabetët nuk dinë të lexojnë, por edhe nëse lexojnë me siguri nuk kuptojnë, prandaj as që e kisha bërë një reagim për ta”, shkruan Haskuka në Facebook.

Zafir Berisha nga Nisma ka reaguar pas arrestimit të tre personave të një operatori ekonomik që dyshohet se morën tender mbi një milionë euro me dokumenta fiktive.

“Këto që sot po ndodhin lidhur me keqpërdorimet e milionave në Prizren nga hajdutët e qeveris së LVV, ta kujton një thënie të popullit për gjahtarin e cili nuk e ndjekë gjahun edhe pse e sheh, po i ndjekin gjurmët e gjahut”, ka thënë Berisha.

Më tej shkruan se të arresturit e sotëm është dashur që të arrestohen më herët.

“Këta operator që janë arrestuar sot, është deshtë me ju ndalë turri kur kanë kontraktuar me hajdutët e Mytës 995 euro një ulëse parku, e jo kur buxhetit të Prizrenit i janë shkaktuar dëme me qindra e miliona €”, ka thënë tutje Berisha.

Edhe zyrtari tjetër i Nismës, Bilall Sherifi, ka reaguar dje pas arrestimeve të tre personave.

Sipas tij, “korrupsioni po e myt Mytën”.

Ndërkaq, kryetari Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka sqaruar edhe një herë procedurën e prokurimit, i cili po përdoret për shpifje ndaj meje dhe zyrtarëve komunal.

“Për hir të informimit të opinionit publik, po e publikoj dokumentin/ vendimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) lidhur me procedurën e prokurimit, i cili po përdoret për shpifje ndaj meje dhe zyrtarëve komunal”.

“Lidhur me këtë procedurë, më duhet të njoftoj që komisioni vlerësues komunal gjatë vlerësimit të ofertave ka bërë anulimin e procedurës së prokurimit, ngase ka vlerësuar që asnjë operator ekonomik nuk i ka përmbushur kriteret”.

“Pas anulimit të procedurës së prokurimit, operatorët ekonomik janë ankuar në OSHP, e OSHP-ja më datë 13.11.2020 ka nxjerrë vendim që Komuna ta anulojë vendimin e saj për “anulim të procedurës” dhe të bëjë “rivlerësimin e ofertave”!”

“Pra shkurt dhe shqip, OSHP ka vendosur që dokumentacionet e operatorëve ekonomik janë në rregull dhe që Komuna duhet të bëjë rivlerësimin e ofertave, e jo anulimin e prokurimit”.

“ Ndërkaq, me këtë rast dua të theksoj se unë nuk mund t’i vlerësoj pretendimet për dokumentacionet e operatorëve ekonomik dhe mbetet që organet kompetente të drejtësisë të vlerësojnë se a ka pasur dokumente të falsifikuara nga ana e operatorëve ekonomik apo jo”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ndërron jetë veprimtari i AAK-së nga Prizreni

Ka ndërruar jetë veprimtari i shquar i AAK-së nga Prizreni, Shani Pulaj. I ndjeri ishte veteran i arsimit, teksa për shkuarjen e tij në amshim...

Albena Reshitaj: Së pari të vaksinohen qytetarët, pastaj unë

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj ka treguar se si deputete ka vendosur që të mos vaksinohet para qytetarëve edhe pse punon në sektorin shëndetësor. “Ne...

Me dëshminë e ekspertit ka vazhduar gjykimi ndaj drejtorit të shkollës në Malishevë në rastin ku punëtori teknik humbi jetën në vendin e punës

Të enjten, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor ndaj drejtorit të Shkollës Fillore të Mesme të Ultë “Ibrahim...

Për tre muaj, 62 raste të dhunës në familje në Prizren

Gjatë periudhës janar-mars të këtij viti, 489 persona në Kosovë kanë qenë viktima të dhunës në familje, ku prej tyre, 390 janë të gjinisë...

Përfshihet nga zjarri ish-kooperativa bujqësore në Studenqan të Suharekës

Në rrethana ende të pa njohura është përfshirë nga zjarri ish-kooperativa bujqësore në Studenqan të Suharekës e cila është pronë e Agjencisë Kosovare të...

Katër të vdekur dhe 153 rasts me Covid në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private...

30 ditë paraburgim për të dyshuarin në Prizren që e rrahu babain

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje 30 ditë ndaj të pandehurit P.K., për shkak të dyshimit të bazuar se...

Tre të vdekur e 158 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë vdekur tre persona si pasojë e COVID-19, ndërkohë...

Trajneri i Ponte Prizrenit: Në emër të klubit shpreh keqardhje për dhunën

Trajneri i Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati, ka dënuar dhunën që ndodhi sot në përballje me Pejën. “Në emër të klubit Ponte Prizreni  shpreh keqardhje për...

Aksident me fatalitet në Malishevë: Vdes një person pasi u godit nga vetura

Një aksident ka ndodhur në fshatin Balincë të Malishevës nga ku ka mbetur i vdekur një person. Vetura ka shkelur këmbësorin pak pasi ky i...

Haskuka flet për drejtorët që i ka me aktakuza

Partitë opozitare në Prizren kohëve të fundit e kanë kritikuar jo pak kryetarin Mytaher Haskuka për keqqeverisje. Opozita i ka drejtuar gishtin pushtetit aktual të...

Nderohen dëshmorët e kombit në Malishevë

Me rastin e shënimit të “Ditës së Dëshmorëve të Kombit”, sot në Komunën e Malishevës, janë përkujtuar dëshmorët e rënë në luftën për liri....

Momenti kur policia arreston disa të rinj në Prizren

Një përleshje fizike mes disa të rinjve ka ndodhur pak më parë në qytetin e Prizrenit. Pas kësaj përleshje fizike është nevojitur edhe ndërhyrja e...

“Karantinë e vizave” për qytetarët e Kosovës

Hylije Mustafa nga Prishtina nuk mund të shkojë në Gjermani për një trajnim profesional, sepse Ambasada gjermane në Kosovë, gjatë pandemisë së koronavirusit, “ka...

Pas debatit të ashpër të PDK’së me Gërvallën, përplasen deputetët e PDK’së me ata të Vetëvendosjes

Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pas përplasjeve të opozitës me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, shkruan Gazeta Express. Teksa kryesuesja e...

Dhunë në familje për shkak të pronës në Prizren

Një çështje pronësore çoi drejt një rasti të dhunës në familje në Prizren. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti”, në orët e mëngjesit të...

Lajmet e Fundit