28.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Roma transferon futbollistin e Lille

Roma e ka kompletuar transferimin e mbrojtësit anësor të Lille-s, Mehmet Zeki Celik.

Bisedimet mes dy klubeve zgjatën tërë muajin qershor, megjithatë tani drejtuesit e klubit italian kanë arritur ta bindin skuadrën e Lille që ta transferojnë Zeki Celik për shumën e 7 milionë eurove.

Gjithashtu në marrëveshjen e palëve, francezët kanë ruajtur 15 për qind të vlerës, në rast se turku shitet në ndonjë klub tjetër në të ardhmen.

Tashmë Roma e ka bërë zyrtare blerjen e 25-vjeçarit, që sezonin e fundit e mbylli në radhët e Lille-s në kampionatin francez.

“Për mua është nder të luaj për një klub kaq të rëndësishëm. Kam ambicie të mëdha dhe dua të kontribuoj në sukseset e klubit”, ishin fjalët e para të Celik me fanellën e Romës.

Kujtojmë që Celik në sezonin e kaluar me fanellën e Lille kontribuoi me tre gola dhe po aq asistime në 40 ndeshje në të gjitha garat.

Ai është pjesë e Lille që nga viti 2018, kur u transferua nga skuadra turke, Istanbulspor.

Mbrojtësi anësor gjithashtu numëron edhe 34 paraqitje zyrtare me kombëtaren e Turqisë, ku ka gjetur rrugën e rrjetës në dy raste.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Ismet Kryeziu letër të hapur për liderët politikë

Të nderuar kryetarë të partive politike që jeni pjesë e Kuvendit të Kosovës, Prej javësh, e muajsh, jemi dëshmitarë të një realiteti të pajustifikueshëm kushtetues...

Gjykata Kushtetuese merr vendim: I obligon partitë që për 30 ditë ta konstituojnë Kuvendin

Gjykata Kushtetuese i ka obliguar partitë politike që për 30 ditë ta konstituojnë Kuvendin. Kjo është bërë pas kërkesës nga AAK-ja dhe partitë në opozitë,...

Lajmet e Fundit