Everton kërkon nënshkrimin me Brojën

Everton po synon të nënshkruajë me Armando Brojën nga Chelsea, pas largimit të sulmuesit kryesor të tyre, Richarlison.

20-vjeçari sezonin e fundit luajti i huazuar te Southampton, ku shënoi gjashtë gola në 32 paraqitje në Premier League.

Lojtari i përfaqësueses së Shqipërisë nënshkroi kontratë pesëvjeçare me Chelsea-n në fillim të sezonit të kaluar, para se të shkonte te “shenjtorët”.

Ndërkohë një sezon më herët ai e kishte kaluar në huazim te skuadra holandeze e Vitesse-s.

Broja do të jetë pjesë e Chelsea-t për fazën parasezonale. Trajneri, Thomas Tuchel ke vendour ta provojë shqiptarin. Nëse bind ai mund të qëndrojë te blutë.

Megjithatë, Everton po bën presion për nënshkrimin e Brojës, sipas mediave britanike. Frank Lampard e kërkon ta ketë nën urdhëra sulmuesin kuqezi.

Everton-i po përgatiet për të reformuar ekipin, pasi sezonin e fundit i shpëtoi rënies nga kategoria.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Drini i Bardhë ruan boshtin e skuadrës, rinovon me tre futbollistë

Drini i Bardhë ka vazhduar me ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, duke zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me Caner Gzimin, Orland Duhlakun dhe...

Liria e Prizrenit konfirmon vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi

Liria e Prizrenit  ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi, i cili do ta udhëheqë skuadrën edhe për tre vitet e ardhshme. Në...

Lajmet e Fundit