4.2 C
Prizren
E enjte, 27 Nëntor, 2025

Ronaldo i ka disa fjalë për Cristiano Ronaldon

Para se bota të njihte Cristiano Ronaldon, i vetmi Ronaldo në qarkullim që magjepste të gjithë rruzullin ishte Luis Nazario Da Lima.

I njohur edhe si “Fenomeni”, ai mahniti gjatë karrierës së tij duke u bërë idhull i shumë fëmijëve në të gjithë globin dhe shumëkush e ka cilësuar si sulmuesin më të kompletuar të futbollit modern, të ndalur për fat të keq vetëm nga dëmtimet e njëpasnjëshme që i shkurtuan karrierën.

Sa herë që përmendet emri Ronaldo, për brezat që e kanë parë atë të luajë, është e sigurt se ai është “origjinali” e jo portugezi që ndoqi hapat e tij te Real Madrid duke e marrë si shembull.

“Duhet të jetë bezdisëse për Cristianon që njerëzit thonë se unë jam Ronaldo origjinal. Njerëzit nuk mund të krahasohen, Cristiano do të mbetet në historinë e futbollit për golat dhe vazhdimësinë që ka pasur. Ai do ta mbyllë si një ndër më të mirët. Ai, si Messi, si të tjerë”, shpjegoi vetë Ronaldo në një bashkëbisedim në rrjetet sociale me Fabio Cannavaron ku ai kaloi edhe disa nga etapat e viteve në Itali.

Më Shumë

Enise Zijade e argjendtë në Podgorica Junior European Cup 2025

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka fituar medaljen e argjendtë në Podgorica Junior European Cup 2025, raporton PrizrenPress. Enise ishte e lirë në xhiron e parë....

Vërmicë: Në autobusin ku u gjet droga, nuk pati pasagjerë

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se në autobusin që sot janë gjetur rreth 120 kilogram nuk kishte pasagjerë. Ky autobus ishte ndaluar...

Lajmet e Fundit