12.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

A do të ulën pagat në sektorin publik ?

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka thënë se lajmi se do të ulën pagat në sektorin publik është i pasaktë.

Ai përmes një reagimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se kësaj radhe objektiv i dezinformimit janë të punësuarit e sektorit publik.

“Natyrisht se nuk ka asnjë shkronjë të vërtetë në këtë ‘lajm’, ka shkruar ministri Bislimi.

Reagimi i plotë i tij:

Të nderuar qytetarë,
Disa nga mediat e papërgjegjshme, edhe sot kanë vazhduar serinë e dezinformatave qëllimkëqija që synojnë rritjen e konfuzionit tek secili prej jush rreth angazhimeve të qeverisë, gjithnjë duke u thirrur në “burimet e brendshme”. Kësaj radhe objektiv i dezinformimit janë të punësuarit e sektorit publik, kurse informata nga “burimet e brendshme” dhe të “sigurta” i referohet “nisjes së procedurave për uljen e pagave në sektorin publik”. Duket se “pacienti zero” del të jetë një gazetarë i një miniportali, i cili as nuk ka bërë përpjekje për ta ndërtuar “minimumin e besueshmërisë” në dezinformatën e plasuar. Sa për dijeni (kur të plasoni të pavërtetat e radhës), Ministria e Financave i ka të gjitha informatat për përfituesit dhe nivelin e pagave në sektorin publik edhe atë nga databaza e Thesarit e jo e ATK-së.
Natyrisht se nuk ka asnjë shkronjë të vërtetë në këtë “lajm” dhe si gjithnjë, thirrja në “burime të brendshme” paraqet indikatorin e parë dhe të mjaftueshëm për joseriozitetin e informatës dhe të mediumit që e shpërndanë të njëjtën. Këshilla ime për secilin prej jush mbetet që sapo të hasni referencë në “burime të brendshme”, të kuptoni se keni të bëni me pseudoinformatë dhe që medium i caktuar ka për synim keqpërdorimin e hapësirës mediale për qëllime jo të mira.

Më Shumë

Familja e 71 vjeçarit të vdekur akuzon urologun në Prizren për neglizhencë

Urologu Fatos Shukriu është duke u hetuar nga Prokuroria Themelore në Prizren për veprën penale “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”. Kjo pasi që familja e...

Mot me diell dhe i ngrohtë

Për sot parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Era do fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë...

Lajmet e Fundit