Rrahet rëndë nga katër persona në Malishevë

Një person ka marrë lëndime të rënda trupore pasi është rrahur nga katër të dyshuar, raporton PrizrenPress.

Ngjarja ka ndodhur të enjten në rrugën “Skenderbeu” në Malishevë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, të dyshuarit për shkaqe të panjohura kishin goditur viktimën me mjete të forta dhe ia kishin dëmtuar veturën.

Si pasojë e rastit viktima ndihmën e parëmjekësore e ka marrë në QKMF-në në Malishevë e më pas për tretman të mëtejmë mjekësor është dërguar në QKUK.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Fatmir Limaj mobilizon strukturat e NISMA-s në Malishevë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar një takim mobilizues me strukturat e partisë në Malishevë, në kuadër të aktiviteteve politike para zgjedhjeve. Në...

Dinamo mposht Lirinë, siguron finalen e barazhit për Superligë

Dinamo ka triumfuar me rezultat 2:0 ndaj Lirisë në ndeshjen e playoffit të Liga e Parë e Kosovës, duke siguruar kështu kualifikimin në barazhin...

Lajmet e Fundit