19.2 C
Prizren
E hënë, 3 Nëntor, 2025

Rrecaj: EULEX-i është ndikuar nga Serbia

Limaj-Rrecaj-gjyqAvokati i Fatmir Limajt, Tahir Rrecaj, ka thënë se nuk është i befasuar në raport me shkrimet e medieve në Beograd, se Prokuroria e Serbisë ka ndihmuar EULEX-in duke inskenuar hetime të pabaza për rastin “Kleçka”.

Rrecaj ka thënë për “Epokën e re” se ky proces gjyqësor është i bazuar në spekulime të hetuesve serbë, të cilat pastaj i janë servuar EULEX-it.

“Serbia ka pasur ndikim në rastin ‘Kleçka’, për këtë jam deklaruar edhe më herët se presionet që kanë ardhur në rastin ‘Kleçka’ kanë qenë nga Beogradi në drejtim të Brukselit, dhe pastaj në drejtim të EULEX-it. Ky proces është i bazuar në spekulime të hetuesve serbë për krime të luftës. Patjetër që Serbia ka interferuar, ka ndikuar dhe ka fabrikuar prova e dëshmi të cilat fillimisht ia ka servuar UNMIK-ut dhe pastaj EULEX-it”, ka thënë Rrecaj.

Ai ka thënë se ky proces do të përfundoj në shtator dhe Limaj e të tjerët do të jenë të lirë.

“Procesi gjyqësor në rastin “Kleçka” siç dihet do të përfundoj në shtator, ku Limaj dhe të tjerët do të shpallën të pafajshëm”, ka thënë Rrecaj.

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit: Lufta kundër korrupsionit nuk do të ndalet as para dyerve të prokurorisë

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka bërë thirrje publike për qytetarët që të raportojnë çdo provë inkriminuese ndaj prokurorëve apo zyrtarëve...

PDK-ja dhe LDK-ja lidhin koalicion për balotazhin në Prizren

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar arritjen e një koalicioni për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike...

Lajmet e Fundit