19.4 C
Prizren
E martë, 17 Qershor, 2025

Rrëfimi i 37-vjeçares nga Shijaku: Jetova me të dashurin dhe gruan e tij 6 vite

Lindita quhet vajza 37-vjeçare nga Shijaku e cila ka rrëfyer historinë e saj dramatike, ndarjen me burrin e parë dhe bashkëjetesën e çuditshme me partnerin e dytë.

Pavarësisht se e reja tregon se me burrin e dytë u dashurua, në rrëfim 37-vjeçarja tregon se në shtëpinë e të shoqit, jetonte edhe gruaja e tij e parë.

Lindita është nënë e tre fëmijëve dhe ka treguar hapur këtë të premte, sesi i shoqi e dhunonte sistematikisht, për shkak të xhelozisë.

Për më tepër lexoni rrëfimin e saj:

“Me burrin e parë u ndava ashtu kot. Më nxori jashtë prej flokësh. Ishte martesë me mblesëri. Burrin e dytë e njoha vetë. U njohëm përmes nuses së dajës time. Më dha numrin e telefonit. Ai m’u vardis. E dija që ishte i martuar. E dija që kishte djalë. Edhe pse ishte i martuar, rashë në dashuri. E mora se m’u vardis.

Ai nuk u divorcua, por ne jetuam të dyja gratë në një shtëpi. Ajo u gëzua në një farë mënyrë, se ai u largua se e dhunonte. Kam jetuar gati 6 vite me nusen e tij dhe me djalin. Ajo jetonte vetëm në një dhomë më djalin. Unë me burrin. Hanim dhe pinim bashkë. Por erdha se ai m’u vardiste. Njëherë ika nga shtëpia, por erdhi m’u lut. Kur ikëm në Greqi, unë rashë në burg se unë isha pa dokumente. Të gjitha gjërat i bënte ajo. Unë nuk pyetesha. Ai e dhunonte se nuk e donte. Ajo nuk largohej nga shtëpia, ndaj e dhunonte.

Unë dhunohesha nga xhelozia, se ai merrej me llafe. Dëgjonte njerëzit. Por vetëm para një viti bëra celebrimet se ngaqë ishte i martuar me atë tjetrën. Pasi dhe unë isha e martuar ende dhe nuk e kisha bërë celebrimin me burrin e parë. Më dhunonte, kam dhe urdhra mbrojtjeje. Të fundit e kam në datën 27”, tha Lindita në emisionin Zemër e Hapur në News24.

Më Shumë

MASHTI hap tenderin për ndërtimin e çerdhes në Komunën e Mamushës, vlera e parashikuar 850 mijë euro

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka publikuar njoftimin për kontratë për ndërtimin e çerdhes në Komunën e Mamushës. Vlera e parashikuar e kontratës...

Albin Jakupi, lideri i KF Prizrenit – tani në Ligën e Parë për suksese të reja

Qendërmbrojtësi Albin Jakupi ka udhëhequr mbrojtjen e KF Prizrenit për dy vite, ku ishin të mbushura me suksese, të cilat këtë vit ishin më...

Lajmet e Fundit