11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Rrëfimi për pendim, domosdosshmëri për mëkatarët

Krasniqi-Jakup5-21Jakup Krasniqi
Drenica gjeografikisht gjindet në qendër të Republikës së Kosovës, ky fakt nuk e ka penguar, përkundrazi sikur e ka obliguar që sepaku në 150 vjetet e fundit të jetë në ballë të ngjarjeve historike çlirimtare, mbase edhe nga koha e Millosh Kopiliqit të cilin serbët e bënë hero të tyre mitik. Nuk ishte ky i vetmi personalitet shqiptar që mitologjia serbe e përvetësoi apo bëri përpjekje, në mesin e të tjerëve mitologjia serbe bënë përpjekjeve të përvetësonin edhe Skënderbeun.

Ndoshta një rol më të veçantë në historinë e shqiptarëve, drenicasët do e kenë pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912. Pas kësaj ngjarje të rendësishme, të lavdishme e të dhimbshme nikohësisht, drenicasët arriten ti shpalosin vlerat e tyre kombëtare e liridashëse. Një rezistencë të veçantë, në mënyrë krejt të veçantë e nisi Ahmet Delia i Prekazit ( me sopatën e tij të bërë legjendë) e më pas e vazhdoi Azem Bejta e Shotë Galica dhe Lëvizja Kombëtare Çlirimtare e kryesuar nga Hasan Prishtina. Kjo atdhedashuri më vonë do të përcillet e vazhdohet me vendosmëri nga Shaban Polluzha, Mehmet Gradica, Fazli Greiçefci derisa kulmoi me UÇK-në e Adem Legjendarit, Fehmi e Xhevë Lladrofcit, Ilaz Kodrës, Rasim Kiçinës e qindra dëshmorë të kombit. Drenicasitë përveç trimërisë atdhetare janë dalluar me një urtësi e drejtësi kulmore shqiptare, përfaqësuesit më kulmor të këtyre vlerave kanë qenë: Xhemajl Abria, Shaqir Alia (nga Abria) dhe Tahir Berisha, ndërsa sot, një intelektualizëm të veçantë e tregojnë: Islam Krasniqi nga Negroci (pedagog), Daut Demaku nga Abria dhe Adem Gashi nga Nekoci ( që të dy shkrimtarë) të dalluar në Republikën e Kosovës etj.

Gjatë sundimit të huaj, sigurisht që edhe në Drenicë ka pasur hofijë e hajna të ndryshëm, por të tillët, si dje e ashtu edhe sot, nuk kanë mundur e as mundin t’i prezentojnë vlerat kombëtare e çlirimtare të drenicasëve trima e të urtë. Mbase, drenicasitë e kanë edhe njëherë rastin t’i tregojnë vlerat e tyre tradicionale.

Nga kjo që u tha shkurtazi, duhet t’ju shërbej edhe atyre individëve që përpiqen t’i etiketojnë drenicasitë me nofka gërditëse e shpesh fyese e denigruese përçka duhet të pendohen pasi edhe pendesa është njerëzore. Për të qenë pendimi i plotë, ata duhet të shkojnë në Prekaz për tu penduar ashtu siç shkojnë mëkatarët në Kishë për tu rrëfyer para priftit. Prekazi është një vend i shenjët që i liron mëkatarët nga mëkati i bërë në llogari të Drenicës e drenicasëve. Për ndryshe ndërgjegjën dhe shpirtin e tyre e ngarkojnë me një peshë të rëndë të mëkatbërjes që do t’i përcjellë edhe në varr.

Më Shumë

Lajmet e Fundit