12.3 C
Prizren
E shtunë, 4 Prill, 2026

Rrëshqitje e gurëve dhe dheut në rrugën Prizren-Prevallë

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se qytetarët, se në rrugën rajonale Prizren – Prevallë, kilometri i 18’të, konkretisht në afërsi të fshatit “Gornje Sello”, sot ka ndodhur një rrëshqitje dheu dhe gurësh nga pjesët anësore.

MI nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se “kompanitë e kontraktuara nga MI, tashmë kanë pastruar këtë aks rrugor, por luten të gjithë qytetarët që lëvizin me kujdes të shtuar në këtë pjesë apo të udhëtojnë për në këtë destinacion nga rrugët e tjera ekzistuese”.

“Shoferët e mjeteve të rënda (mbi 3.5 ton) apelohet të evitojnë kalimin këndej, duke shfrytëzuar rrugët alternative”, thuhet në njoftim.

 

Më Shumë

Kosovës i rrëshqet ëndrra nga duart, Turqia shkon në Botëror

Kosovo ka pësuar një humbje të dhimbshme 0-1 ndaj Turiqsë në finalen e “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës, duke i dhënë fund...

Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjëhershëm

Procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit në Hagë ka hyrë në fazën përfundimtare, pas më shumë se 33 muajsh shqyrtim provash dhe dëgjim të qindra...

Lajmet e Fundit