4.4 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Rreth 40 aksidente në trafik të hënën

Rreth 40 aksidente në trafik janë regjistruar të hënën nga Policia e Kosovës.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se 16 nga 39 aksidentet e raportuara kanë përfunduar me të lënduar.

Një nga aksidentet me lëndime të rënda trupore ishte ai në Pozhoran të Vitisë që ndodhi të hënën në mëngjes. Aty janë përfshirë një kamion dhe një veturë. Vozitësi i veturës dhe dy pasagjere kanë pësuar lëndime, me një nga ta që është dërguar në QKUK. Lidhur me këtë rast është arrestuar një person që është dërguar në mbajtje.

Në një aksident tjetër, në Prizren, është arrestuar një person pasi kishte goditur një motoçikletë duke i shkaktuar lëndime trupore një burri. Ai është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Në Peqan të Suharekës një person raportohet se derisa kishte drejtuar veturën kishte humbur kontrollin dhe ishte përplasur në një mur. Si pasojë e aksidentit lëndime pëson i dyshuari dhe i njëjti dërgohet për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Në fshatin Nishor të Suharekës ka ndodhur një rast i ngjashëm, ku pos shoferit ka pësuar edhe pasagjeri. Të njëjtit dërgohen për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Më Shumë

Vdekjet në vendin e punës, ndërtimtaria mbetet sektori më i rrezikshëm

Nëntëmbëdhjetë punëtorë kanë vdekur në vendin e punës gjatë vitit të kaluar, 11 prej të cilëve në sektorin e ndërtimtarisë, ndërsa gjatë tetë viteve...

Totaj priti zyrtarët e AKP-së, diskutojnë për menaxhimin e pronave dhe rritjen e efikasitetit në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka pritur sot në takim pune zyrtarët e Agjencia Kosovare e Privatizimit, me të cilët ka diskutuar për koordinimin...

Lajmet e Fundit