6.9 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Rruga unike e Ronaldinho: Futboll, burg dhe… në industrinë e filmave!

Ronaldinho Gaucho, një ndër emrat më të famshëm në botën e futbollit, ka dalë nga burgu dhe tashmë po e zë kohën e tij të lirë, duke lancuar një film, autobiografi dhe dokumentar, për jetën e tij.

Për promon e këtij filmi dhe për kohën e kaluar në burg, Ronaldinho tha: “Një periudhë e vështirë në jetën time përfundoi, falë Zotit. Nuk kam fjalë për të falenderuar njerëzit që më ndihmuan gjatë muajve të fundit. Do të jeni gjithmonë në zemrën time.

Doja të ndaja me ju “promon” e filmit tim. Tregohet jeta ime, pjesa kryesore e saj. Shpresoj që ta pëlqeni. Kujtimi im i parë lidhet me topin.

Topi është dashuria më e madhe e jetës sime. Kur kam topin, bota ndalet. Në atë moment nuk mendoj për asgjë tjetër”, u shpreh Ronaldinho. Ylli brazilian, duket se po vazhdon tashmë rregullisht me jetën e tij.

Më Shumë

Përkujtohet 27-vjetori i Betejës së Landovicës

Me rastin e 27-vjetorit të Beteja e Landovicës, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës, sot u zhvilluan...

Totaj pret përfaqësuesit e GIZ-it, diskutohet Faza II e projektit ITP 2026–2029

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot konsulentin për inovacion Alasdair Reid, si dhe përfaqësuesit e Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ),...

Lajmet e Fundit