20.3 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Rugova i LDK-së: Prisni edhe pak

HakiRugova-ldk14Dy partnerët e koalicionit PDK -LDK janë vënë në siklet rreth përzgjedhjes së zëvendësministrave. Ky proces duket se nuk do të përfundojë gjatë këtij viti, për shkak të festave

Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, ka thënë se çështja e emërimit të zëvendësministrave është një proces që merr kohë dhe në këtë drejtim nuk ka asnjë arsye që të nxitohet. “Qeveria është konstituuar dhe nuk ka asnjë arsye që të nxitohet me emërime me pozitat e dyta të dikastereve qeveritare”, ka thënë ai.

Rugova nuk ka mundur të deklarojë se kur mund të përfundojë ky proces para vitit të ri, apo pas tij. “Jo nuk kam ndonjë afat se kur mund të përfundojë ky proces. Por, mendoj se në mënyrë graduale do të rrumbullakohet gjithçka”, ka thënë ai.

Nënkryetari i LDK-së ka bërë të qartë se në kabinetin e Isa Mustafës nuk do të jenë 70 zëvendësministra, ashtu sikurse është raportuar. “70 nuk do të jenë, do të jenë më pak, por sa saktë nuk e di, edhe pse gjithçka do të varet se si merren vesh dy partnerët e koalicionit”, ka thënë ai për “Zërin”.

Më Shumë

“Kur dhimbja më rritë” – përurohet libri i Filloreta Gashit

Në kuadër të aktiviteteve për fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri, u përurua libri “Kur dhimbja më rritë” i autores Filloreta Gashi, një...

A do t’ia prishë Rahoveci ecurinë Trepçës këtë fundjavë?

Kampioni në fuqi dhe lideri Trepça këtë fundjavë i shkon Rahovecit në kërkim të fitores së 19-të me radhë. Rahovecasit mund të hyjnë të frymëzuar...

Lajmet e Fundit